Kadare: Situata në Shqipëri më
bën të qesh dhe të qaj

Kadare: Situata në Shqipëri më <br />bën të qesh dhe të qaj
PARIS - Situata e fundit në vendin tim, Shqipëri, problemet, aspektet groteske dhe keqkuptimet e saj më bëjnë për të qeshur, por njëkohësisht edhe për të qarë. Kështu shprehet në një intervistë të publikuar në faqen online www.thedailybeast.com shkrimtari Ismail Kadare.

I pyetur nga gazetari Noah Charney për librin e tij të parë, Kadare tregon se e ka botuar në vitin 1955 kur ishte ende në shkollën e mesme në qytetin e tij të lindjes në Gjirokastër. Ndërsa tregon edhe historinë që i ka ndodhur kur ka shkruar për herë të parë në Tiranë dhe takimin në shtëpinë botuese.

“Kam shkuar në Tiranë me taksi dhe në atë kohë kjo ishte një gjë shumë e rrallë për një nxënës të moshës sime. U takova me redaktorin e shtëpisë botuese, një burrë disi të moshuar, i cili më shikonte me kureshtje të madhe. Pasi u kollit më pa drejt e në sy dhe më pyeti: Në libër ke një poemë të vogël rreth Parisit? Si të lindi kjo ide? Ngrita supet për të thënë: Nuk e di. Në të vërtetë, në dorëshkrimin tim kam pasur një poemë Paris, e lindur nga dëshira ime për të parë atë një ditë. Redaktori tundi kokën, “Dëgjo djalë. Unë nuk po të detyroj ta heqësh këtë poemë por të pyes, a mund të shkruash një poemë për Moskën? Ose për ndonjë vajzë moskovite për shembull, sikur keni letërkëmbim bashkë? Ti nuk ke një gjë të tillë?

Në fakt kam pasur një shoqe Ljudmila me të cilën kisha shkërmbyer disa letra të tipit “E dashur Ljudmila, pranvera erdhi, koha është shumë e bukur këtu dhe ajo përgjigjej: “I dashur Ismail. Këtu në Moskë ka rënë dëbora e parë. Oh sa bukur është”, duke menduar këto u përgjigja redaktorit: “Po, unë mund të shkruaj një poemë në lidhje me Moskën dhe në fakt e bëra”, tregon Kadare në këtë intervistë.

Kadare rekomandon për lexuesit 3 libra: "Makbethi", "Don Kishoti" dhe "Procesi" i Kafkës, ndërkohë që flet edhe për librin e tij "Rënia e qytetit të gurtë" ("Darka e gabuar").

I pyetur në fund të intervistës “Na tregoni diçka për veten që është e panjohur? Kadare përgjigjet: “Nëse do të ma kishit bërë këtë pyetje disa muaj më parë, ndoshta do të kisha qenë në gjendje t'ju jepja një përgjigje. Megjithatë, gruaja ime Helena Kadare ka botuar librin e saj me kujtime nga jeta jonë. Në librin e saj "Kohë e pamjaftueshme", ajo tha pothuajse çdo gjë që mund të thuhet për mua dhe mendoj se nuk ka mbetur asgjë e pashkruar që unë mund ta tregoj”.

LEXONI SHKRIMIN ORIGJINAL

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ