SHKODËR - Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i është përgjigjur negativisht propozimit të studentëve të Shkodrës për të qenë ai një kandidat për Presidentin e ri të vendit.
Në letrën dërguar Këshillit Studentor, Kadare pohon se me mospranimin e tij ka ndihmuar për normalizimin dhe europianizimin e Shqipërisë.
LETRA E PLOTË E ISMAIL KADARESË
Së pari ju kërkoj ndjesë për vonesën e përgjigjes për letrën që më keni dërguar më 26 maj 2012. Dëshira për të vonuar një përgjigje zhgënjyese ka qenë arsyeja, jo fort e përligjur, ndoshta, për një gjë të tillë”, shkruan Kadare në le
Në të vërtetë letra juaj më dha një besim dhe kënaqësi të veçantë. Për fjalët tuaja fisnike, për vlerësimin e shkrimtarit, e nëpërmjet tij të artit, e sidomos për shqetësimin tuaj të bukur për vendin ku jetoni e për kombin të cilit i përkisni.
Kur studentët e një kohe shqetësohen seriozisht për fatet e komunitetit, kjo është shenjë e sigurtë se gjendja e shëndetshme,ajo që aq gjatë ka munguar, nuk do të vonojë.
Ju keni të drejtë të zhgënjeheni me qëndrimin tim mospranues. Ka gjasë që një ditë unë vetë të them, ashtu si ju, se në përpjekjen për t’i dhënë një ndihmë vendit tim, unë nuk arrita dot dhe u mposhta. Ndërkaq, nuk përjashtohet e kundërta, që me mospranimin tim, kam ndihmuar ndoshta për atë që ju, e bashkë me ju gjithë të tjerët, ëndërrojnë me padurim: Përparimin, Normalizimin dhe europianizimin e Shqipërisë”,përfundon letra e Kadaresë.
(en/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta: Sa më shpejt takimi Berisha – Rama për emrin tonë