Me një Urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Artan Lame, që ka hyrë menjëherë në fuqi, në gjithë vendin ka nosur procesi i korrigjimit të kartelave pasurore, që pasqyrojnë prona bashkëshortore, por realisht figurojnë me vetëm një pronar, që është njeri prej bashkëshortëve.
Synimi
Ky urdhër ka për qëllim korrigjimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme në rastet kur, pasuria e paluajtshme, ose pjesa takuese e saj, është regjistruar vetëm në emër të njërit bashkëshort, ndërkohë që përfitues të së drejtës së pronësisë janë të dy bashkëshortët, sipas dispozitave të Kodit të Familjes për bashkësinë ligjore, apo të legjislacionit të kohës për bashkëpronësinë mes bashkëshortëve.
Procedurat
Procedurat e korrigjimit sipas këtij urdhri iniciohen me kërkesën e të interesuarit për të kryer korrigjimin e kartelës së pasurisë, ose gjatë regjistrimit të kontratës së kalimit të pronësisë mbi pasurinë, ose të aktit të trashëgimisë.
Për të korrigjuar kartelat e regjistrit të pasurive të paluajtshme, drejtoritë vendore të ASHK-së konstatojnë nëse pasuria që figuron e regjistruar në kartelë është, ose jo, pasuri bashkëshortore.
Ky urdhër nuk zbatohet për të korrigjuar dhe plotësuar kartelat e mëparshme, në rastet kur me pasurinë është kryer transaksion (përveç trashëgimisë); Kur pasuria e paluajtshme e regjistruar në favor të vetëm njërit bashkëshort, në vijim u është kaluar në pronësi të tretëve (me përjashtim të kalimit me trashëgimi) dhe ky veprim është regjistruar më parë, drejtoria nuk mund të kryejë korrigjimin e kartelës se pasurisë objekt kërkese, pa pëlqimin e të tretëve që preken nga ky korrigjim. Subjekti i interesuar mund të kërkojë rregullimin e pasojave vetëm nëse arrihet marrëveshja me të tretët që preken nga ky korrigjim, ose në rrugë gjyqësore.
Ky urdhër nuk zbatohet as në rastin e pasurive të familjes bujqësore.
Kodi Familjar
Korrigjimi i kartelave ka një kufi kohor fillestar, që është data e miratimit të Kodit të Familjes. Kështu, tani e tutje pasuria e fituar nga individi gjatë martesës, në periudhën nga hyrja në fuqi e Kodit të familjes (2003) e në vazhdim, konsiderohet se është në bashkëpronësi të të dy bashkëshortëve (sipas dispozitave për bashkësinë ligjore), nëse nuk ka një kontratë për regjim tjetër martesor. Konstatimi i bashkëpronësisë së bashkëshortëve (bashkësisë ligjore), bëhet duke u mbështetur në dy elemente: llojin e aktit (dokumentit) të fitimit të pronësisë. Konsiderohen prona të të dy bashkëshortëve, ato të fituara gjatë martesës nëpërmjet shitjes; shkëmbimit (përjashtim bën rasti kur bashkëshorti ka shkëmbyer një pasuri të paluajtshme që i përkiste vetëm atij - pasuri që ishte fituar para martesës, ose, edhe nëse ishte fituar gjatë martesës, buronte nga dhurimi, trashëgimia ose legu, në përputhje me nenin 77 të Kodit të Familjes; ligjit të posaçëm, që parashikon përfitimin e pronësisë sipas regjimit të bashkësisë ligjore. Po kështu, konstatimi bëhet në bazë të certifikatës së përbërjes familjare, në kohën që përkon me datën e aktit të fitimit të pronësisë (ose certifikata e martesës). Përjashtimisht, për titujt e pronësisë që burojnë nga legjislacioni “Për legalizimin e ndërtimeve pa leje”, merret për bazë certifikata familjare e momentit të aplikimit për legalizim.
Periudha paraprake
Të gjitha pasuritë e fituara nga individi gjatë martesës, në periudhën nga hyrja në fuqi e Kodit Civil të vitit 1981, deri në hyrjen në fuqi të Kodit të Familjes (2003), konsiderohen pasuri të të dy bashkëshortëve, pavarësisht nga mënyra e fitimit të të drejtës së pronësisë. Për të konstatuar bashkëpronësinë, drejtoritë vendore të ASHK-së mbështeten në certifikatën e përbërjes familjare që përkon me datën e aktit të fitimit të pronësisë (ose certifikatën e martesës në atë kohë).
Kthimi i pronave
Përjashtimisht, për pasuritë e kthyera (ose kompensuara fizikisht) sipas legjislacionit “për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, si moment i fitimit të pronësisë nuk konsiderohet data e vendimit të organit shtetëror që ka kthyer (ose kompensuar fizikisht) pronën. Në varësi të rastit, momenti i fitimit të pronësisë është data e çeljes së trashëgimisë (vdekjes) së ish-pronarit, në rastet kur vendimi u drejtohet trashëgimtarëve të tij. Në këto raste pasuria e kthyer (ose kompensuar fizikisht) konsiderohet në pronësi edhe të bashkëshortëve të trashëgimtarëve, vetëm nëse plotësohen njëkohësisht këto kushte: çelja e trashëgimisë (vdekja e trashëgimlënësit ish-pronar) ka ndodhur pas hyrjes në fuqi të Kodit Civil të vitit 1981 dhe para hyrjes në fuqi të Kodit të Familjes (viti 2003); në momentin e vdekjes së ish-pronarit (trashëgimlënësit), trashëgimtari i tij ka qenë i martuar. Në të kundërt, pasuria është pronë personale e trashëgimtarit. Për të konstatuar bashkëpronësinë bashkëshortore, ose jo, drejtoria vendore e ASHK mbështetet në datën e vdekjes së trashëgimlënësit– ish-pronar dhe në certifikatën e përbërjes familjare/martesore të trashëgimtarit, në kohën e vdekjes së trashëgimlënësit.
Po kështu, merret data e aktit të fitimit të pronësisë para shpronësimit, në rastet kur vendimi për kthimin e pronës (ose kompensimin fizik) i drejtohet vetë subjektit të shpronësuar. Në këto raste, për pasuritë e fituara përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 61, datë 17.5.1945, nuk zbatohet prezumimi i bashkëpronësisë ndërmjet bashkëshortëve. Këto pasuri i përkasin vetëm titullarit sipas aktit të fitimit të pronësisë (subjektit të shpronësuar), të cilit i drejtohet edhe vendimi i organit shtetëror për kthimin (ose kompensimin fizik) të pronës.
Shmangia e tatimit
Korrigjimi sipas këtij urdhri nuk përbën kalim të të drejtës së pronësisë, por vetëm pasqyrim të një të drejte të fituar më parë mbi pasurinë e regjistruar. Rrjedhimisht, ky pasqyrim nuk i nënshtrohet tatimit për kalimin e pronësisë.
Korrigjimi i regjistrit sipas këtij urdhri është thjesht një shërbim, që tarifohet në përputhje me kuadrin ligjor përkatës.
Krahas procedurave të korrigjimit sipas këtij urdhri, drejtoria vendore e ASHK-së, me kërkesë të të interesuarit lëshon edhe certifikatat e reja, sipas gjendjes së korrigjuar, në përputhje me nenin 17, të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”.
Korrigjimi sipas këtij urdhri nuk përbën kalim të të drejtës së pronësisë, por vetëm pasqyrim të një të drejte të fituar më parë mbi pronën. Ky pasqyrim nuk i nënshtrohet tatimit për kalimin e pronësisë
Familja
Të gjitha pasuritë e fituara nga individi gjatë martesës, në periudhën nga hyrja në fuqi e Kodit Civil të vitit 1981, deri në hyrjen në fuqi të Kodit të Familjes (2003), konsiderohen pasuri të dy bashkëshortëve
Përjashtimi
Korrigjimi i kartelës së pasurisë në favor të të dy bashkëshortëve nuk bëhet kur:
Me pasurinë është kryer transaksion (përveç trashëgimisë)
Kur pasuria e paluajtshme e regjistruar në favor të vetëm njërit bashkëshort, në vijim u është kaluar në pronësi të tretëve (me përjashtim të kalimit me trashëgimi) dhe ky veprim është regjistruar më parë, pa pëlqimin e të tretëve që preken nga ky korrigjim. Subjekti i interesuar mund të kërkojë rregullimin e pasojave vetëm nëse arrihet marrëveshja me të tretët që preken nga ky korrigjim, ose në rrugë gjyqësore.
Kur fjala është për pasuri të familjes bujqësore
Kushtet
Konstatimi i bashkëpronësisë së bashkëshortëve (bashkësisë ligjore), bëhet duke u mbështetur në dy elemente:
Në llojin e aktit (dokumentit) të fitimit të pronësisë. Konsiderohen prona të të dy bashkëshortëve, ato të fituara gjatë martesës nëpërmjet shitjes; shkëmbimit (përjashtim bën rasti kur bashkëshorti ka shkëmbyer një pasuri të paluajtshme që i përkiste vetëm atij - pasuri që ishte fituar para martesës, ose, edhe nëse ishte fituar gjatë martesës, buronte nga dhurimi, trashëgimia ose legu, në përputhje me nenin 77 të Kodit të Familjes; ligjit të posaçëm, që parashikon përfitimin e pronësisë sipas regjimit të bashkësisë ligjore.
Në bazë të certifikatës së përbërjes familjare, në kohën që përkon me datën e aktit të fitimit të pronësisë (ose certifikata e martesës)
Përjashtimisht, për titujt e pronësisë që burojnë nga legjislacioni “Për legalizimin e ndërtimeve pa leje”, merret për bazë certifikata familjare e momentit të aplikimit për legalizim.
Cfare eshte ky trapllek more jeni ne vete? Pse i futeni nje fundi pa krye? O Artan aman po pse implementim ligji neper shtepira do besh? Qenke idiot mor burre
Përgjigju