Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se Sali Berisha duket të distancohet nga PD-ja për të mirën e partisë pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA dhe ultimatumit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim që të mos jetë pjesë e parlamentit në shtator. Me një postim në facebook, Kadilli shkruan se Berisha nuk është i domosdoshëm për PD dhe se partia mund të bëjë edhe pa të.
Kadilli ka sulmuar sërish kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se ai mund të jetë kryetari por jo lideri i partisë.
“Sot ne kete situate qe jemi,
– PD ka kryetar, por nuk ka Lider;
– Berisha nuk eshte i domosdoshem per PD. Do kete PD edhe pa ate.
– PD nuk eshte e fanatikeve, as thjeshte e anetareve te vet. PD eshte e gjithe shqiptareve”, shkruan Kadilli.
Edhe më herët, Fatbardh Kadilli reagoi lidhur me ultimatumin e ambasadores Yuri Kim për moslejimin e Berishës të hyjë në parlament në shtator duke thënë se është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me kërkesat e SHBA dhe është e pa-tolerueshme që Basha të marrë vendime vetëm për të ruajtur karrigen e tij.
Dy ditë më parë Yuri Kim i kërkoi Bashës që të distancohet nga Berisha, por nga ana e kryedemokratit ka pasur vetëm heshtje për këtë çështje.