Kërkuesit gjermanë gjetën se vullnetarët që kishin konsumuar 2-3 filxhanë kafe ishin më të aftë në gjetjen e fjalëve pozitive, në një seri eksperimentesh të realizuar prej tyre.
Ndryshe ndodhte në fjalët negative, të cilat gjendeshin me më shumë vështirësi prej vullnetarëve.
Sipas studiuesve të Universitetit të Ruhrit, duket se konsumi i kafes, përveç efekteve të njohura, stimulon edhe doza kënaqësie dhe qetësie që ndikojnë në përmirësimin e humorit. Njëkohësisht, eksperimentet treguan se pas marrjes së kësaj sasie kafeine, vullnetarët kishin një përqindje më të ulët gabimesh logjike në detyra të njëjta, krahasuar me rezultatin e regjistruar prej tyre në eksperimentet që i nënshtroheshin pa marrë dozë kafeine.
Shkrimi u publikua në suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com, datë 29 nëntor
(ad.ti/shqiptarja.com)
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)