TAJLANDE - Nuk do ta besoni dot por kafja më e shtrenjtë në botë kushton 30 paund dhe nxirret nga jashtëqitja e elefantëve. Elefantët ushqehen me kafe dhe fasule dhe më pas jashtëqitjet e tyre pastrohen e lahet duke përfituar një kafe me shije shumë të veçantë, të quajtur “Fildish i zi”.
Kafja unike që prodhohet në kodrat e Tajlandës veriore kushton 1100 $ për kilogram. Ka nisur të shpërndahet muajin e kaluar në disa hotele luksoze në Tajlandën veriore, më vonë në Maldive dhe tani edhe në Abu Dhabi me një çmim prej 50 dollarë (30 paund)/ filxhani.
Kultivuesit e kësaj kafeje të veçantë duhet të jenë të shpejtë dhe duhet të nisin punën për gjetjen e kokrrave të kafes pa pritur që jashtëqitja e elefantëve të thahet dhe duhet të mundohen shumë që të plotësojnë të paktën një filxhan për çdo jashtëqitje. Krijuesi i kafes Blake Dinkin tha se nga kërkimi shkencor që po kryente kishte lindur ideja e përdorimit të elefantëve për të prodhuar kafe.

(Në foto një kultivuese duke nxjerrë kokrrat e kafes nga jashtëqitja e elefantit)
Dinkin, i cili ka harxhuar 300,000 dollarë për zhvillimin e idesë së tij shpjegon se kur një elefant ha kafe, acidi i stomakut të tij shkatërron proteinat që gjenden në kafe, i cili është faktori kyç në dhënien e shijes së kafes. Stomaku i një elefanti të madh do rreth 15-30 orë që të tresë fasulet, të cilat së bashku me bananen, kallamin e sheqerit dhe përbërësit e tjerë i japin shijen e unike duke e bërë dhe kafen më të shtrenjtë në botë.

(Në foto Blake Dinkin, prodhuesi i kafes)
42-vjeçari kanadez shprehet se teoria e tij është një proces fermentimi natyral i cili bëhet në zorrën e elefantit. Ky lloj fermentimi i jep kafes shijen e veçantë që nuk mund ta ketë asnjë kafe tjetër. Dinkin është vendosur në xhungël dhe tregon që në fillimin ruajtësit e elefantëve ishin skeptikë për idenë e tij. 42-vjeçari shpjegon se ai ka punuar me një veteriner kanadez dhe pasi elefantëve u janë bërë analizat e gjakut ka rezultuar se nuk është gjetur sasi kafeine pasi elefantët i hanë kokrrat e kafes por nuk i përpunojnë ato.
Përsa i përket çmimit të kafes, Dinkin thotë me shaka se elefantët nuk janë punëtorë shumë efikasë, pasi për 33 kilogramë (72 £) kafe të papërpunuar ai përfiton 1 kilogramë (£ 2) kafe “Fildish të zi”.
Ideja e kësaj kafeje të veçantë është përhapur në të gjithë botën, edhe pse shpesh është shoqëruar me batuta dhe shaka.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com