Kafja ul rrezikun e
kancerit të mitrës

Kafja ul rrezikun e<br />kancerit të mitrës
Rreziku i prekjes nga kanceri i mitrës mund të reduktohet përmes ushtrimeve fizike, dietës së shëndetshme dhe pirjes së kafesë.

Një studim i ri i shkencëtarëve britanikë sugjeron se mbajtja e trupit në formë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ka parandaluar ndjeshëm prekjen e femrave nga ky tumor. Sipas studiuesve të “Imperial College” në Londër, gratë mund të jenë më të sigurta nëse bëjnë të paktën 30 minuta ushtrime në ditë.

Ndërsa Fondi mbi Kërkimet Botërore për Kancerin këshillon që edhe konsumimi i kafesë e ul rrezikun e prekjes nga kanceri. Megjithatë, mjekët janë shprehur se ende nuk ka prova të mjaftueshme për të rekomanduar kafenë si mbrojtëse nga kjo sëmundje. Kanceri i mitrës diagnostikohet më së shumti tek gratë mbi moshën 60 vjeç.

Redaksia online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani

Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani