TIRANE- Kafshët e ngordhura me afrimin e verës duket se përbëjnë një rrezik për kryeqytetasit, kjo për vetë faktin se mund të bëhen shkak për shpërthimin e një sërë epidemive. Ndaj autoritetet e higjienës kërkojnë nga Bashkia e Tiranës që pikërisht në këto muaj kur edhe i nxehti nuk ka filluar ende të bëhet dezinfektimi i zonave të ndryshme të kryeqytetit për të parandaluar sëmundjet të cilët transmetohen nga vektorët siç janë mushkonjat, minjtë etj. Po kështu një tjetër problem shqetësues është edhe mungesa e aparaturës së krematoriumit e cila bën djegien e kafshëve të ngordhura.
“Mungesa e krematoriumit na ve përballë një rreziku të madh, pasi kafshët e ngordhura as nuk groposen dhe as nuk digjen ashtu sikurse ndodhte vite më parë. Sot, ato mund ti gjesh në çdo rrugë dhe mbi to të shkojmë vektorë të ndryshëm të cilët të bëhen përcjellës të sëmundjeve infektive. Të ndodhur përballë këtyre kushteve kërkojmë që të gjendet një zgjidhje qoftë me groposje të tyre, qoftë me dezinfektim në këtë periudhë” pohojnë Inspektorët e Higjienës pranë DSHP-së. Sipas këtyre të fundit për shkak të mungesës së dezinfektimit në periudhën e verës ka një rritje të insekteve dhe të minjve, çka mund të sjellin një sërë sëmundjesh infektive të rrezikshme që nuk kanë qarkulluar më parë në Evropë.
Por, prej vitesh kontrolli dhe dezinfektimi i ka kaluar pushtetit vendor dhe pikërisht në kryeqytet është Ndërmarrja Nr 3 e cila ka për detyrë të kryejë spërkatjen e zonave të rrezikshme me solucione ashtu edhe për heqjen dhe groposjen e kafshëve të ndodhura. Por duket se këto detyra janë harruar dhe janë vetë banorët të cilët kujdesen si për bodrumet e pallateve ashtu edhe për kafshët e ndodhura të cilat përfundojnë në kazanët e plehrave, ashtu sikurse edhe gjithë mbetjet urbane të kryeqytetit.
Shkrimi u publikua sot (19.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com