Kafshët e shtëpisë,trendi që po prek
shqiptarët, kujdesi për to prioritet 

Kafshët e shtëpisë,trendi që po prek<br />shqiptarët, kujdesi për to prioritet 
TIRANE- Dikur shihej çuditshëm, dalëngadalë filloi të bëhej trend, e ndërsa ka gati 5 vite apo më tepër që të mbajturit një kafshë shtëpiake është bërë stil dhe mënyrë jetese. Ka shumë të rinj, por jo vetëm që bashkëjetojnë me një qen, mace, kavie, breshkë, peshk, apo lloje të tjera kafshësh, duke i konsideruar ato jo vetëm si të tilla, por si një tjetër pjesëtar të familjes.

Psikologët thonë se të mbajturit të paktën një kafshë shtëpiake ka shumë benefite për humanët, përveç kënaqësisë që u falin atyre, ulja e nivelit të stresit është një prej tyre. Mund të tingëllojë surprizuese, por është vërtetuar shkencërisht se prania e një qeni bën të mundur uljen e sasisë së homonit përgjegjës për stresin. “Kur kam afër Çilën edhe nëse jam e mërzitur, apo e lodhur nga puna, duket sikur ajo më heq gjithë mërzinë!

Është e pabesueshme, por ajo nuk më lë të jem keq emocionalisht!- Shprehet Bela, një vajzë që prej 7 vitesh tashmë jeton sëbashku me qenushen e saj Çila. Ajo pohon se fillimisht e ka blerë Çilën për t’u dukur “in” si gjithë shoqet e saj, por sot nuk jeton dot pa të. “Mezi pres të kthehëm nga puna e të shoh Çilën duke më pritur tek dera, kjo është vërtet lumturi”,- vazhdon të flasë me shumë entuziazëm e reja. Një tjetër vlerë e vërtetuar e kafshëve të shoqërimit është edhe fakti se ndikojnë pozitivisht në rritjen e fëmijëve, duke i bërë ata më të dashur e më socialë. Por, gjithë kënaqësia e dashuria që na falin meriton minimalisht kujdes shëndetësor nga ana jonë.

A nuk ka rëndësi të shpenzohet pak kohë për të përzgjedhur veterinerin që do të kujdeset për shëndetin e tyre? Është mirë që kur zgjidhni veterinerin e kafshës suaj të përdorni të njëjtin kujdes dhe kritere me ato që do të përdornit për të zgjedhur mjekun ose dentistin tuaj. Vendondodhja, orari i punës, opsionet e pagesave dhe shërbimet e ndryshme të ofruara janë faktorë të rëndësishëm që duhen marrë në konsideratë.

Pronarët, e veçanërisht ata që personalisht kujdesen për shëndetin e kafshës janë në gjendje të dallojnë qoftë edhe shenjën më të vogël se diçka po shkon keq me kafshën e tyre, gjë që vihet re në sasinë e ushqimit që hanë, në mungesën e dëshirës për të luajtur apo në qëndrimin e tyre. Kështu nëse vini re diçka të tillë: Kujdes!

Është koha ta dërgoni kafshën tuaj tek veterineri! Tani një lajm të mirë për të gjithë ata që kanë rezervuar pushimet e tyre, por ende nuk kanë vendosur se ku do të lënë qenin, macen, breshkën apo peshkun e tyre. Ekzistojnë shërbime hotelerie për to, që do të merren me kujdesin e tyre gjatë kohës që ju shijoni pushimet. Kur të ktheheni “pjesëtari tjetër” i familjes do të jetë duke ju pritur.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh