Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka dënuar ashpër sulmuesin e Uruguait Luis Suarez pas kafshimit të mbrojtësit të kombëtar të Italisë, Kielini. FIFA vendosi dënimin me 9 ndeshje nga kombëtarja uruguaiane dhe 4 muaj pezullim nga çdo aktivitet për sulmuesin Luis Suarez.

FIFA pas ankesës së Italisë dhe shqyrtimit të pamjeve të incidentit mes uruguaianit dhe mbrojtësit italian, në minutën e 80 të takimit, vendosi të japë dënimin më të ashpër të dhënë ndonjëherë për një futbollit në Kupën e Botës. Suarez kafshoi në shpatullën e majtë mbrojtësin italian, në një incident që i shpëtoi vëzhgimit të gjyqtarit të takimit.

Sulmuesi uruguaian e përsëriti gjestin e kafshimit për herë të tretë pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe në kampionatin holandez me lojtarin e PSV, Ottman Bakkal dhe mbrojtësin e Chelseat, Ivanovic.

Vendimi pezullon jo vetëm Suarez në këtë moment, por edhe ekipin kombëtar, pasi do të humbë një nga futbollistët më të mirë që e solli deri në këtë pikë. Ndërsa në aspektin personal, Suarez përpos faktit që nuk mund të hyjë në stadium apo të zhvillojë ndonjë aktivitet futbollistik, nuk mund të largohet nga Liverpooli, pasi bllokohet përfundimisht nga FIFA të përfshihet as në operacione merkatoje.


d.b/shqiptarja.com