Kajolli, përgjimet italiane
që e vunë në pranga

Publikohet dosja e plotë e përgjimeve që implikon Fatmir Kajollin mikun e ngushtë të Fatmir Mediut në trafikun e kokainës por dhe atë të armëve. Në dosjen italjane të siguruar nga e përditshmja “Mapo” jepet biseda e plote telefonike mes Kajollit dhe shtetasit të quajtur Sokol Genica për trafikimin e 6 kg lënde narkotike të tipit heroinë dhe një kg kokainë. Dosja zbulon dhe afera të tjera në Fier sic është furnizimi me dy kamionë me armë për një ushtar të UCK.Janë dy biseda të gjata telefonike mes Kajollit dhe Sokol Genicës që datojnë në 16 gusht të vitit 1998.
Atëherë Kajolli ndodhej në Fier,kurse Genica në Itali. Ky I fundit kishte mbetur pa furniture”droge në Shqipëi dhe kërkon mbështetjen e Kajollit
Në datën 16 gusht të 98 Sokol Genica përmes numrit të përgjimit 0347/7973562 kontakton numrin shqiptar …..274 ku kërkon shtetasin Fatmir Kajolli.
“Të krijohet bindja se në bisedat që po zhvillonin atë ditë po konsumohej akuza e ngritur “ thuhet në dosjen italjane të Kajollit.

PJESE NGA PERGJIMET E DATES 16.8.1998

Sokoli: Akoma s’i kemi në vijë punët ,s’kemi fare nga ajo gjëja”
Kajolli:Kam unë për ti dhënë lirimin…… e kam aty ,e fitojmë të gjithë ndonjë gjë”
…….
Sokoli: Për sa kohë e gjen ti?
Fatmiri: Që sot
Sokoli:Po si e gjen?
Fatmiri:Ta gjej që sot më dëgjon?
Sokoli:Po
Fatmiri:Ta gjej direkt
Sokoli:Mos kërkojnë shumë ata?
Fatmiri: Neve sa na leverdis? Se nuk e kam nisur që këtu unë atë…… për kokë të kalajamve.
Sokoli:Si the?
Fatmiri:Neve si na leverdis më mirë?
Sokoli:Po tani…
Fatmiri:Dëgjo!
Sokoli:Po
Fatmiri:Dëgjo,të betohem që e ke aty te vendi….e ke parasyh që shkon te vendi dhe sa shkon?
Sokoli:PO fol ti njëherë se qysh e tek…
Fatmiri:Cfarë?
Sokoli:Fol njëhere vetë me të ti.
Fatmiri:Po
Sokoli:Nga Republika Ceke e keni? Nga andej erdhi?
Fatmiri:Po,andej ka ardhur ….që andej erdhi aty te ju….aty është tani

………………………

……..vijon biseda

Fatmiri: Të betohem ajo që shesim ne është……vij dhe unë dhe fitojmë të dy ne……atë që …të them të vërtetën…të betohem që s’kam dërguar asnjë lek
Sokoli:Jo re
Fatmiri:Dëgjo…. Ma kanë lënë kështu,se ishin vetë ata që e cuan dhe I bënë të gjitha gjërat.
Sokoli:E kanë sjellë ata?
Fatmiri:Ca do ti them unë tani?
Sokoli”Ti ca po bën vetë njëherë?
Fatmiri:Mirë fare
Sokoli”Ata nuk erdhën më…….kështu që……
Fatmiri:O vlla .për kë po thua ti?
Sokoli:Atë muhabetin e atij të UCK-se … a ca dreqin ishte ai
Fatmiri: Po re,kanë ardhur ata I mbushën rrafsh dhe makinat.
Sokolo:Shyqyr
Fatmiri:Dy makina I kam nisur unë.
Sokoli:Epo mirë
Fatmiri:Dy tani,duhet të nis dhe nja dy të tjera



E gjithë biseda qe vijon më tej me afera të tjera është marrë nga dosja italjane,pjesë dosjes së Gjykatës së Milanos që dënoi biznesmenin Kajolli me 16 vite burg
Për të identifikuar plotësisht implikimin e Kajollit në këtë rrjet trafiku është përfshirë dhe marreshalli Grassi I cili u kërkoi autoriteteve përkatëse te departmanentit të DSCA në shtetin fqinjë të zhvillonte hetime për identifikimin e personit me numrin …0726.Ky sektor ka komunikuar me policinë shqiptare e cila konfirmoi se ky numëer I përkiste shtetasit Fatmir Kajolli ,lindur në Fier me 29 korrik 1965.

ARRESTIMI I KAJOLLIT

Fatmir Kajolli u arrestua në 9 prill të këtij viti në afërsi të një lokali para bashkisë së Fierit.
Arrestimi i tij u bë për qëllim ekstradimi në shtetin fqinj, ku ai është dënuar nga dy gjykata, në Romë dhe Milano, me 16 dhe 24 vite burg nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Emri i Fatmir Kanjollit nuk është i panjohur për opinionin publik shqiptar dhe jo vetëm, pasi ai është cilësuar në një prej kabllogrameve të Wikileaks-it, si mik disa ministrave të qeverisë “Berisha”. Në kabllogramin e datës 18.03.2009, të hartuar nga ambasadori i asaj kohe Xhon Ëidhers, me titullin “Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar”, përmendet dhe emri i Kajollit si një prej personave që bashkë me 2 ministra kanë krijuar një skemë për të liruar të burgosurit dhe për t’i përdorur ata si të fortë në zgjedhje.
Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie ,në pritje të vendimit të gjykatës për ekstradimin e tij

(ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump