KAJRO, 11 nëntor /ATSH-ANSA/ - Banorët e Mosulit i thanë të përditshme egjiptiane "Al-Ahram" gjatë një bisede telefonike se lideri i ISIS-it, Abu Bakr Al-Bagdadi kishte vdekur gjatë sulmeve ajrore të koalicionit nën drejtimin amerikan në Irak dhe Siri.
Faqja e internetit e gazetës egjiptiane theksoi se ai kishte pësuar plagë në kokë dhe se kishte vdekur disa orë më vonë.
Burimet anonime të cituara nga "Al-Ahram" shtuan se ndjekësit e Al Bagdadit kishin zgjedhur pasardhësin e tij, por emri nuk është bërë ende publik.
Ndërkohë, Pentagoni njoftoi dje se nuk mund të konfirmonte informacionet sipas të cilave kreu i grupit të Shtetit Islamik kishte vdekur pas një sulmi ajror, por shtoi se drejtues të tjerë të një rangu më të ulët në organizatë mund të ishin prekur.
"Ka shumë informacione kontradiktore për fatin e Bagdadit. Por më i rëndësishmi, sipas nesh është që ne nuk mund të konfirmojmë gjendjen aktuale të tij", deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steven Warren.
Pentagoni konfirmoi se goditjet ajrore kishin prekur disa drejtues të Shtetit Islamik në qytetin e Mosulit, në veri të Irakut./ a.jor.