Braziliani Rikardo Kaka është shumë pranë rikthimit në ekipin e Milanit pas një aventure të dështuar me Realin e Madridit. Në Spanjë, fantazisti nuk arrti kurrë formën e tij më të mirë duke mbetur në hije të plotë. Drejtuesit e Realit të Madridit dhe trajneri Hose Murnjo vendosën që ta nxirrnin në shitje brazilianin.
Në garë për të pasur shërbimet e Kaka janë vendosur Milani dhe PSG, nuk përjashtohet edhe interesimi nga Anglia. Vlera e kartonit të futbollistit nuk shkon më shumë se 10 milionë euro.

Diferencën në këtë aspekt mudn ta bëjnë marrëdhëniet mjaft të mira midis drejtuesve të Realit dhe Milanit, të cilët mund të vendosin rikthimin e fantazistit në Itali. Në mënyrë të tërthortë një fakt të tillë e ka përmendur edhe vetë administartori i Milanit Adriano Galiani, i cili deklaroi se “dashuritë e vjetra nuk harrohen lehtë”. Megjithatë Carlo Anceloti vazhdon të ngulmojë për të afruar Kaka te PSG, italiani gjithmonë e ka dëshiruar brazilianin në ekip edhe në momentin që ishte në drejtimin e Celsit në Angli.

(d.b/shqiptarja.com)