KAKAVIJË - 30 klandestine nga Siria, Eritrea, dhe Gambia u bllokuan gjatë mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia Kufitare e Kakavijës.
16 klandestinët e parë që vinin nga Siria u arrestuan nga Policia Kufitare gjatë mbrëmjes së djeshme në shtratin e lumit Drino, poshtë fushave të Glinës.
Ndërsa 14 klandestinëe e tjerë që vinin nga Eritrea dhe Gambia, nga të cilët 7 ishin femra dhe 1 e mitur u arrestuan në orët e para të mëngjesit të sotëm.14 klandestinët mësohet se kanë hyrë në territorin shqiptar mbrëmjen e djeshme në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës. Arrestimi i tyre u bë në vendin e quajtur Mulliri nga patrulla e kufirit të gjelbër e S.P.K.Kakavijë
Mësohet se destinacioni i 30 klandestinëve ishte Mali i Zi.
Shtetasit u transportuan për në ambientet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije për t’ju nënshtruar të gjitha procedurave nga Sektori i Migracionit.
Ndërkohë, vijon puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com