Kakavijë, grabitën me armë dhe
maska në kufi, pranga 2 të rinjve

GJIROKASTER - Janë arrestuar mëngjesin e sotëm në flagrancë dy shtetas shqiptarë, të cilët kanë grabitur me armë e maska në territorin grek në Kakavijë në kufirin Jeshil. Të arrestuar janë Bushi Rukaj, 27 vjeç nga Memaliaj i Tepelenës dhe Eugen Beca 27 vjeç, nga fshati Veliqot të Tepelenës.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se këta dy shtetas janë futur në tokën greke nëpërmjet kufirit jeshil, duke përdorur armë zjarri automatike dhe maska të cilat i fshihnin në territorin e shtetit grek u kanë dalë përpara dy shtetasëve nga Vlora dhe Shkodra të cilët kalonin ilegalisht kufirin jeshil nga Greqia për të hyrë në Shqipëri .

Nën kërcënimin e armës së zjarrit dy të rinjtë e arrestuar u kanë vjedhur shtetasëve V.M 36 vjeç nga Vlora dhe M.B 24 vjeç nga Shkodra 1325 Euro, një varëse floriri, një orë dore dhe dy telefona celularë.

Kapja dhe arrestimi i shtetasëve Bushi Rukaj dhe Eugen Beca, u bë në aksin rrugor Jergucat Kakavije, ku shtetasi Bushi Rukaj ishte duke drejtuar automjetin tip Benx me targa AA 247 EJ, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni është zhvilluar nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kakavijës, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes .

Sipas njoftimit të Policisë së Gjirokastrës sot do të vijojë kontrolli në kufirin jeshil për të gjetur armën e zjarrit dhe maskat e përdoruara nga autorët.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë