Mes qytetarëve të bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës është edhe një shqiptaro-amerikan. 

Ai u shpreh për Report Tv nga dogana e Kakavijës se nuk është lejuar nga autoritetet greke që të udhëtojë në drejtim të Greqisë për një rast vdekje, pavarësisht se ka qenë i pajisur me pasaportë amerikane. 

"Kam ardhur në Shqipëri dhe po iki në drejtim të Greqisë. Shkova në piokën e kalimit kufitar dhe më kthyen pas se kemi probleme në sistem. U thashë se kemi një rast vdekje, por refuzuan të na lejojnë të kalojmë", u shpreh qytetari shqiptaro-amerikan.

Ai thotë se pas këtij momenti do kthehet në drejtim të Tiranës për të marrë avionin dhe do të largohet në drejtim të SHBA-ve.

Gjithashtu situata paraqitet e rëndë edhe për shumë qytetarë të cilët janë duke udhëtuar me fëmijët e tyre drejt Greqisë.

"Kam që në 10 të natës këtu. Jam duke udhëtuar me autobus me dy fëmijë të vegjë, situata është e vështirë", është shprehur një qytetar ndërkohë që një tjetër ka deklaruar se autoritetet shqiptare nuk kanë  dhënë asnjë informacion se kur mund të normalizohet situata.

Situata më kritike është në pjesën greke të doganës së Kakavijs, ku dhjetra autobusë dhe automjete të tjera po presin të kalojnë në territorin helen.


Redaksia Online
l.q/D.T/Shqiptarja.com