Kakavijë, policia greke
keqtrajton shqiptarët në kufi 

Kakavijë, policia greke<br />keqtrajton shqiptarët në kufi 
KAKAVIJE - Vetëm natën e djeshme, nga ora 20.00 deri rreth mesnatës,  mbi 200 shtetas shqiptarë, burra, gra, fëmijë e të moshuar që udhetonin drejt Greqisë si turistë, vetëm me pasaportat biometrike shqiptare, nuk janë lejuar të kalojnë në territorin grek, ndërkohë që disave prej tyre u janë keqtrajtuar edhe pasaportat, duke u vënë kryqe, apo duke ua hedhur në fytyrë.

Pamja e shtetasve shqiptarë, të cilët prisnin rreth orës 02.00 të mëngjesit të ditës së mërkurë në pikën kufitare të Kakavijës, ishte me të vërtetë e mjerë.

Dhjetëra familje me fëmijët e mitur në duar, të cilët qanin, kërkonin ushqim e ujë, të mbështjellë me tesha të rastit për t’u mbrojtur nga i ftohti; të moshuar që rrinin në këmbë ne errësirë e në të ftohtë, si nga dogana shqiptare, ashtu edhe nga ajo greke, familjarë me valixhe e çanta, në pritje të autobusëve që vinin nga Athina apo qytete të tjera të Greqisë, me shpresën e gjetjes së ndonjë vendi të lirë nëpër autobusa, për t’u rikthyer në qytetet e tyre.

Nga ana tjetër policia dhe doganierët grekë, të cilët nuk lejonin kalimin e turistëve shqiptarë vetëm me pasaportat biometrike, duke u kërkuar që për çdo ditë të qëndrimit të tyre në Greqi të posedojnë shumënprej 50 eurosh për shpenzimet personale ditore, ose garancinë e pagimit paraprak të hoteleve, llogari bankare ku mundet të kishin të depozituar shumën në fjalë, ose edhe deklarata me përgjegjësi nga të afërmit e tyre të cilët do t’i prisnin në banesat e tyre.

Fakt është që mbrëmë natën autobusi që vinte nga Elbasani ka udhetuar vetëm me 3 pasagjerë, pasi gjithë të tjerët nuk janë lejuar të kalojnë e të udhëtojnë drejt Greqisë.

Shtetasit shqiptarë, të cilët prisnin në të dy anët e kufirit janë shprehur të indinjuar për faktin dhe trajtimin e tyre nga ana e policisë dhe doganierëve grekë, të cilët u “kujtuan pas ngjarjeve të Përmetit të hakmerren në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve”, por edhe ndaj firmave dhe agjencive të ndryshme të udhëtimeve, të cilët nuk i informojnë qytetarët shqiptarë për situatën në kufirin grek, duke u bërë edhe ata bashkëpërgjegjës për mundimin e tyre në orët e vona të natës, apo edhe të mesditës kur detyrohen me plaçka nëpër duar, fëmijë në krahë e pleq të presin në gjetje të mjeteve për t’u rikthyer në qytetet e tyre.

Shumë prej tyre e ndiejnë veten të fyer jo vetëm nga grekët, por edhe nga agjencitë e udhetimeve, të cilët jo vetëm që nuk u rikthejnë shumën e paguar për biletat, por as nuk marrin përsipër e garantojnë kthimin e tyre.

Nuk janë lejuar as makinat me targa shqiptare të hyjnë në Greqi. Lejohen vetëm personat me leje qëndrimi greke, ndërkohë që sipas burimeve të policisë situata do të vazhdoje te jete e tillë për shumë kohë.

Kjo situatë ndodhi pasi zyra e Përmbarimit ekzekutoi vendimin e gjykatës për kthimin e Pallatit të Kulturës Bashkisë, ndërkohë që ajo përdorej si kishë ortodokse.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)