Kakavijë, 55 vjeçari tenton të largohet nga Shqipëria me 12 mijë euro në portofol

Kakavijë, 55 vjeçari tenton të largohet nga Shqipëria me 12 mijë euro në portofol

Paratë e sekuestruara

Policia e Kakavijës ka goditur një rast të mos deklarimit të parave në pikën kufitare të Kakavijës.

55-vjeçari me inicialet  A. C., banues në Berat po dilte nga Shqipëria drejt Greqisë, por gjatë një kontrolli efektivët e policisë i gjetën një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

 Ndërkaq do të hetohet në gjendje të lirë.

"Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi A. C., të cilit iu gjetën në çantë 12 000 euro, të padeklaruara konform ligjit në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 55 vjeç, banues në Berat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?