GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës ka ndaluar mbrëmjen e sotme 45 klandestinë nga vende të ndryshme të Afrikës. Efektivët blu kanë arritur të zbulojnë klandestinët të cilët ishin të fshehur në një pyll pranë kalimit kufitar në Kakavijë, të cilët mësohet se 39 prej tyre janë nga Siria, 4 nga Nigeria dhe 1 nga Kongo.

Sipas policisë, në mesin e klandestinëve të ndaluar 2 janë gra, ku njëra është shtatzënë, si dhe një fëmijë i mitur. Ata mendohet se kanë ardhur nga Greqia dhe si destinacion kishin një nga vendet e Evropës.

Pas ndalimit ata priten të dërgohen sërish në vendlindjen e tyre. Kjo nuk është hera e parë që klandestinë nga vendet e Afrikës, ku vetëm gjatë kësaj jave një numër i konsiderueshëm klandestinësh kryesisht nga Siria janë ndaluar nga policia. 



Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)