KAKAVIJE- Plot 21 shtetas të huaj, marokenë e sirianë, janë ndaluar sërish në Kakavijë. Klandestinët vinin nga Greqia dhe përdorin Shqipërinë si vend transit. Sipas policisë, klandestinët u kapën në vendin e quajtur “Mulliri".
 
Ditët e fundit është shtuar numri i klandestinëve që hyjnë nga greiq në territorin shqiptar, dhe janë kryesisht sirianë.
 
Lëvizja e tyre drejt Shqipërisë vjen pas prishjes së kampeve nga Greqia.
 
Klandestinët synojnë që përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, të tentojnë të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)