Kakavijë, sekuestrohen 25.500 euro, nën hetim 43-vjeçarja

Kakavijë, sekuestrohen 25.500 euro, nën hetim 43-vjeçarja

Paratë e sekuestruara

KAKAVIJË - Një 43-vjeçare është proceduar penalisht pasi u kap me një shumë prej 25.500 eurosh të padeklaruara në Kakavijë.

43-vjeçarja me iniciale S.R. lindur në Himarë po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e saj 25.500 euro, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar.  Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Më herët shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollavae në kufi, duke sekuestruar 30.800 euro dhe proceduar penalisht shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren