Rikthehen radhët në Kakavijë/ Autoriteteve greke s'u mjafton testi që qytetarët kanë me vete, iu bëjnë sërish tamponin

Vijon të krijohen rradhë të gjata në pjesën greke të kufirit në Kakavijë edhe ditën e sotme (3 shtator). Këtë herë jo nga plotësimi i kuotës së kalimit por nga testet e koronavirusit.

Qytetarët që shkojnë në Greqi përveç PCR testit që u tregojnë autoriteteve, janë të detyruar të bëjnë tamponin në Kakavijë.

Praktika për marrjen e tamponit në kufi është hequr që prej datës 17 gusht ku qytetarëve u kërkohet vetëm përgjigjet e testit PCR.

Gazetari i Report Tv, Piro Nasi raporton se kjo situatë vijon prej 48 orësh ku janë vendosur mjekë në pikën kufitare që marrin tamponin.

Radha e krijuar është rreth 300 metra pasi në anën e kufirit grek punohet me dy sportele. Aktualisht ndodhet vetëm 1 mjek në kufirin në Kakavijë.

Kjo situatë paraqitet e tillë vetëm në Kakavijë ndërkohë që në Kapshticë vijon puna normalisht.

Ndonëse janë pyetur nga autoritetet tona kufitare stafi mjekësor grek për tamponet që marrin, stafi mjekësor grek justifikohet se këto janë urdhrat nga instanca më të larta.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Normale: 03/09/2020 14:46

    Normale, perderisa ne shqiperi nuk egziston asnje institucion i besueshem, ashtu do bejne. Ne shqiperi tani e blen pergjigjen e testit per qellime udhetimi ne rruge..

    Përgjigju
    • A. N.: 04/09/2020 08:13

      Kam shume te njohur qe e blejne rezultatin per te shkuar ne Mal te zi per pushime apo pune.

  • Tahir Tarfyci: 03/09/2020 14:26

    Tallin menderen. Bejn si ju do qejfi se jena shqipetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm