KAKAVIJE- Një grup klandestinësh është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kakavijë pranë Subashit. Policia e Gjirokastrës ka mundur të ndalojë 14 klandestinë nga Pakistani, vetëm 2 orë pasi ka ndalur një tjetër grup klandestinësh në aksin Gjirokastër-Tepelenë rreth orës 02:00.
 
20 klandestinët e grupit të parë të kapur në afërsi të Subashit, janë me origjinë nga Eriteria dhe Maroku.
 
Ndalimi i këtyre personave e çon në 34 numrin e klandestineve që kanë kaluar kufirin shqiptar në Kakavijë gjatë mëngjesit të së dielës.
 
Operacioni i dytë antitrafik është realizuar rreth orës 04:00 të mëngjesit në afërsi të Subashit.
 
Ndërkaq, operacionet e policisë vijojnë për të ndaluar klandestinët që tentojnë të kalojnë kufirin shqiptar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)