Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ia ka kushtuar ditën e djeshme arbëreshëve, duke risjellë edhe një herë në vëmendje kontributin që ata kanë dhënë në ngritjen e shtyllave të shtetit shqiptar. “Nëse nuk do të kishte qenë për intelektualët arbëreshë, sot nuk do të kishim Shqipërinë, sepse arbëreshët ishin vendimtarë në ruajtjen e kulturës dhe ndjenjës kombëtare’ - tha Meta.
Vizita e Metës u zhvillua me ftesë të autoriteteve lokale me rastin e ditëve artistike të kolonisë së piktorëve figurativë, që po zhvillohet këtë javë në komunat arbëreshë.
Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se arbëreshët janë një urë pasurie kombëtare shekullore, të cilën Shqipëria e çmon me krenari, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një projekti për ruajtjen e vlerave gjuhësore dhe kulturore të arbëreshëve, në bashkëpunim edhe me qeverinë Italiane.

Kryetari i Kuvendit në Kalabri, u shoqëruar edhe nga deputetët Fatmir Toçi dhe Blendi Klosi u pritën nga drejtuesit lokalë (Kryetarët e Bashkive, Prefekti dhe Kryetari i Këshillit Rajonal të Kalabrisë) dhe komunitetet e 5 komunave të Unionit të Arbërisë në Kalabri, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, San Giorgio Albanese, Santa Sofia D'Epiro dhe Vacarizzo Albanese.

Më poshtë fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta:
“Nëse nuk do të kishte qenë për intelektualët arbëreshë, sot nuk do të kishim Shqipërinë, sepse arbëreshët ishin vendimtarë në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe ndjenjës kombëtare, gjë që u konfirmua edhe në mbështetjen që ata i dhanë përpjekjeve të Ismail Qemalit edhe gjatë shpalljes së pavarësisë së vendit tonë.
Sot arbëreshët janë jo vetëm një urë e shkëlqyer miqësie e bashkëpunimi kulturor e ekonomik, por mbi të gjitha një pasuri kombëtare shekullore, të cilën Shqipëria e çmon me krenari, ndaj ne duhet të ndërtojmë një program të përbashkët konkret me komunat tuaja dhe me shtetin italian për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të jashtëzakonshme gjuhësore dhe kulturore të arbëreshëve, vlera të cilat nuk kanë çmim. Gjatë kësaj vizite të bukur do diskutojmë dhe dëgjojmë më shumë për të gjetur mënyrën më të mirë të transformimit të bashkëpunimit tonë edhe më efikas për të ardhmen”, u shpreh Meta.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO