Pllakata në osmanisht e vendosur në Kalanë e Lezhës që tregon se ajo është rikonstruktuar nga sulltan Sulejmani është dëmtuar nga persona të paidentifikuar.

Report TV mëson se pllakata është dëmtuar gjatë natës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.Këto foto tregojnë pllakatën e dëmtuar në hyrje të objektit, ndërsa në këtë foto është pllaka në gjendjen e saj të mëparshme.


Me mbishkrimin në osmanisht, si kujtesë rikonstruksionin e këtij objekti historik nga Sulltan Sulejmani në vitin 1522, kjo pllakatë është vendosur para pak kohësh në Kalanë e Lezhës. Kjo solli reagime të ashpra nga banorët e zonës por edhe nga studiuesit, të cilët pohojnë se kjo kala është simbol i qëndresës ndaj pushtimit osman.

pllaka kishes

pllaka kishes


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)