Tani që është hapur tenderi për 6 vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, po rezulton se ka një numër të konsiderueshëm deputetësh, që janë të gatshëm të lënë mandatin në këmbim të "kapjes" së një prej këtyre vendeve.
E bukura qëndron në faktin se ata i përkasin të dy krahëve të politikës, si të qeverisë, ashtu edhe të opozitës. Që do të thotë se ata, që duken kaq të ndryshëm me njëri-tjetrin thuajse në çdo debat apo opinion, janë shumë të ngjashëm në dëshirën për t'i thënë lamtumirë Kuvendit të Shqipërisë, në rastin e parë që u del përpara.
Mos kujtoni se ka ndodhur ndonjë revolucion në parlament dhe as ka ndryshuar paga dhe benefitet e tjera në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që i ka shtyrë deputetët të ëndërrojnë largimin.
Është thjesht një shenjë e qartë e degradimit të këtij sistemi politik, të cilin po e braktisin edhe vetë protagonistët. Dhe mos e çoni ndër mend se janë të pazotë ata që duan të ikin, për të mos thënë që janë ndër më të mirët.
Por ta dini që tani se, nëse dëshira e tyre nuk do të plotësohet, kjo nuk ka të bëjë me ndonjë arsye teknike apo proceduriale, por thjesht me refuzimin e liderëve supremë, që e kuptojnë domethënien e kësaj epidemie dhe duan ta evitojnë mesazhin e rëndë.
Që në këtë vend, për shkak të "Rilindjes" dhe "Republikës së Re" janë gati të ikin të gjithë, jo vetëm të varfërit dhe të pambrojturit, por edhe vetë deputetët.
PS. Çdo ngjashmëri me persona konkretë në këtë histori është e rastit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.9%
-
Jo
10.7%
-
S'do votoj
8.4%
Vota total: 885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bum aplikimesh për kreditë për shtëpitë, në 2 muaj u morën 106 milionë euro! Dyfishohen kërkesat në euro
31 Mars, 16:55
-
Tkurrja e euros ‘mposhti’ Bankën e Shqipërisë! Vjet u blenë 932 mln euro por zhvlerësimi nuk ndaloi! Rezerva në shifra rekord
30 Mars, 20:03
-
Mastercard hyn në Shqipëri, Rama: Pagesat elektronike reduktojnë informalitetin: Nga 5 mld euro të ardhura nga turizmi, 4% me kartë krediti! Koha që revolucioni ynë digjital të thellohet
27 Mars, 16:38
-
‘Frikë’ për krizë inflacioni nga lufta me tarifa doganore SHBA-BE! Sejko: Mund të sjellë ulje ekonomike dhe inflacion të lartë! Norma bazë e interesit mbetet 2.75%
26 Mars, 16:57
-
Më shumë investitorë të huaj në Shqipëri! Zgjedhin tregun që nuk “zhgënjen” asnjëherë (Ja shtetet që kryesojnë)
25 Mars, 15:09
-
Mbi 1 mld €! Emigrantët shqiptarë rekord historik! Vjet 'lëshuan' dorën me para për të afërmit, zbutën 8% varfërinë
25 Mars, 14:56
-
Forumi i biznesit/ Sejko: Çdo shqiptar mesatarisht bëri 23 pagesa online vjet, 78% me llogari bankare nga 40% në 2015! Në tetor nis SEPA
20 Mars, 13:06
-
Banka e Shqipërisë çel javën e parasë! Sejko: Sfidë digjitalizimi, duhet të mbrohemi nga keqbërësit
17 Mars, 17:22
-
Zgjidhen kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së! Fatjon Hoxhalli në krye, ja sa vota morën në Parlament! (EMRAT+DETAJET)
17 Mars, 15:00
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
Kuvendi/ Të hënën seancë maratonë me 25 pika, do zgjidhen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH! Diskutohet dhe Banka e Zhvillimit (RENDI+EMRAT)
15 Mars, 15:33
-
Kuvendi miraton 8 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE, ‘Paketa e Maleve’, shtyrja e afatit të Komisioneve Xhafaj-Braçe dhe hapja e zyrës së BEI
13 Mars, 16:39
Sa shkrim i dobet...pasqyron varferine e mendimeve te autorit qe me sa duket ka inteligjencen e nje 12vjecari. Ky kishte pretendime edhe per te marr kreun e PD.
Përgjigju