'Kalçiopoli'/Skeda me përgjime për të dashurat e gjyqtarëve, ja si shantazhoheshin arbitrat

'Kalçiopoli'/Skeda me përgjime për të dashurat e gjyqtarëve, ja si shantazhoheshin arbitrat

Pamje nga ngjarjet e “Kalçiopoli”

“Kalçiopoli” është një nga ngjarjet më tronditëse jo vetëm në historinë e futbollit italian, por dhe atij botëror. Ekipi që u dëmtua më shumë nga ky skandal ishte Juventusi, që u rrëzua një kategori më poshtë, edhe pse në fakt, nga ato që kanë dalë më pas, shihej qartë që i gjithë futbolli italian ishte i zhytur në llum.

Njeriu simbol i këtij skandali është Luçiano Moxhi, ish-drejtori i Juventusit, që është rikthyer të flasë për mediat italiane, për anën e errët të futbollit italian në atë kohë. Sipas tij, një rol të madh në ngritjen e një sistemi shantazhi ndaj arbitrave, ka pasur kompania e telefonisë Telecom, që kontrollohej nga njerëz pranë Interit.

Arbitrat përgjoheshin me të dashurat dhe putanat e tyre dhe më pas shantazhoheshin.

ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi

Një rol të madh në skandalin që tronditi Italisë, sipas tij, ka pasur administratori i Milanit, Adriano Galiani.

Milani kishte ndeshje me Juventusin. Galiani, që ishte president i Ligës, mori në telefon drejtuesit dhe kërkoi që ndeshja të shtyhej me një javë për shkak se kishte vdekur Papa. Ndeshja duhej të luhej të hënën, por ai kërkonte një javë, pasi ishte dëmtuar Kaka. Kur në një ndeshje mundëm Milanin në shtëpinë e tyre, drejtori i gjyqtarëve mori në telefon Galianin dhe i thotë: Adriano, në shtëpinë tonë janë duke qarë.

ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxh

Në lidhje me arbitrin De Santis, i cili u dënua ma pretendimin se kishte favorizuar Juventusin, Moxhi tregon një histori, që ka dalë nga përgjimet e telefonave:

Milani, që ishte një pikë larg nesh, do të luante me Fiorentinën, që rrezikonte të binte nga kategoria. Meani, drejtues i Milanit, merr në telefon De Santis dhe i thotë: Shiko se Kaka dhe Rui Kosta nuk duhet të marrin kartonë, pasi javën tjetër kemi ndeshje me Juventusin dhe po u ndëshkuan, ata nuk do të jenë. Vetëm prej kësaj telefonate, Milani meritonte të shkonte në Serinë B. Kur kujtoj atë ndeshje, De Santis pastaj nuk i dha një penallti Fiorentinës. Ne heshtëm.

Në mëngjes De Santis merr në telefon Meanin dhe i thotë: E pe, gjithçka shkoi mirë. Meani i përgjigjet: Je një mik i mirë, ja thashë edhe Galiani.. Sipas Moxhit, ajo që ndodhi me Juventusin, ishte një komplot i madh, pas përplasjeve në familjen Anjeli, në të cilën u përfshi edhe vetë presidenti i FIFA-s, Sepp Blater. Tek Juventusi kisha dy sy para dhe dy sy mbrapa.

Carraro dhe Galiani, përkatësisht presidenti i Federatës dhe i Ligës, punonin për interesat e Milanit, dhe Faketi lobonte tek arbitrat për Interin. Është e vërtetë, flisja edhe unë me arbitrat, por kërkoja vetëm gjykim të ndershëm. Nuk i kam kërkuar askujt favorizim për fitimin e një ndeshje, siç kanë bërë të tjerët”, thotë Moxhi.

Në vitin 2004, Carraro mori në telefon arbitrin e ndeshjes Inter-Juventus, dy orë para nisjes së saj, dhe i tha: Ki kujdes, se është shumë e vështirë të arbitrosh aty, dhe e di vetë ti si të veprosh”, tregon ish-drejtori i Juventusit. Sipas tij, nëse do të favorizohej Juventusi, nuk do të ndodhte ajo që ndodhi në Peruxhia. Në atë ndeshje na hoqën titullin. Kolina, arbitri që sponsorizohej nga Milani, e ndërpreu ndeshjen për 74 minuta dhe pastaj e rifilloi në kushte skandaloze. Duhej të isha larguar dhe ta nxirrja ekipin nga fusha, por do të hakmerreshin dhe do e paguanim shtrenjtë./Tema

ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë