Në selinë e Federatës Angleze të Futbollit (FA) është hedhur shorti i kalendarit të ndeshjeve në Premier League angleze. Kampioni aktual anglez, Manchester City i drejtuar nga trajneri Roberto Mancini do të hapë kampionatin e Premier League me ndeshjen kundër ekipit të sapofutur në ligë, Southampton.

Rivalët lokal të “Citizens”, skuadra e Manchester United e drejtuar nga Ferguson, do të kërkojë fitoren në fushën e Evertonit, ekipi i cili ia prishi llogaritë kampionatin e kaluar. Arsenal në takimin e parë e pret Sunderlandin ndërsa kampioni evropian me trajnerin e ri të konfirmuar, Di Matteo, Chelsea shkon në fushën e Ëigan.

Ndërkohë trajneri i ri Brendan Rodgers do të debutojë me Liverpoolin në takimin me Ëest Bromvich Albion.
Këto janë ndeshjet e para:
Arsenal v Sunderland
QPR v Swansea
Fulham v Norwich
Manchester City v Southampton
Newcastle v Tottenham
Everton v Manchester United
West Bromwich Albion v Liverpool
Reading v Stoke
Wigan v Chelsea
West Ham v Aston Villa
(rb/shqiptarja.com)