Një aeroplan i vogël privat, u rrëzua në një magazinë në Kaliforninë e jugut të enjten e 2 janarit, duke shkaktuar dy viktima dhe 20 të plagosur.
Avioni, i markës Van RV-10, goditi magazinë në orën 14:15 me orën lokale, duke shkaktuar zjarr dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Hetuesit dhe zyrtarët e operacionit të kërkim shpëtimit thanë se ai ishte i stacionuar jashtë aeroportit Fullerton.
Aeroplani u nis nga pista 24 në Fullerton rreth orës 14:00, u ngjit në rreth 300 m lartësi dhe pak çaste më vonë, piloti bëri kërkesë për një kthim të menjëhershëm në aeroport.
Godina e dëmtuar u evakuua menjëherë nga zjarrfikësit për shkak se përplasja dëmtoi sistemet e fikjes së zjarrit çka paraqesin rrezik për persona të tjerë.