Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi sot kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike jashtë kishte organizuar një protestë, kësaj radhe paqësore.

Në Kuvend pamë opozitën me postera në duar me foto të Ballukut e Edi Ramës, me shkrime pro SPAK e “dorëhejqje” drejtuar qeverisë. I pranishëm në sallë ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili dukej “i bezdisur” nga seanca. Ndërkohë sot, deputeti Taulant Balla po ruhej me një gardist pas përplasjeve të forta në seancën e kaluar me opozitën.

Protesta jashtë u mbyll pa incidente, përveç hedhjes së sparyt drejt policëve nga një militant. Berisha njoftoi mbylljen e protestës dhe mbajtjen e të radhës më 22 mars.


Lajmi kryesor:

Belinda Balluku nuk arrestohet, rrëzohet me 82 vota kërkesa e SPAK! PS: S’ka arsye për arrestin, s’pengojmë hetimin! PD: Rama po mbron veten