KALIFORNI - Një grua në Santa Ana të Orange County, në Kalifornisë ka mbetur e bllokuar ndërmjet hapsirës së vogël mes dy pallateve.
28 vjeçarja ngeci pa pasur mundësi të dilte nga hapësira e ngushtë, pasi mënyra e vetme ishte të ngjitej sipër. U desh ndërhyrja e 30 zjarrfikësve, të cilët e tërhoqën rreth 8 metra lart për t’a shpëtuar.
Në video mund të shihet edhe momenti i shpëtimit i cili duhet thënë që zgjati gati 1 orë. Kapiteni i zjarrfikësve Steve Concialdi tha se ishte diçka e vështirë, pasi nuk donin të dëmtonin gruan duke e tërhequr fort apo shumë shpejt.
28 vjeçarja u dërgua Western Medical Center në Santa Ana, ku morri ndihmën e shpejtë për dëmtime në krah dhe këmbë.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com