Nuk ka të bëjë me nutellën origjinale italiane por grafika është shumë e ngjashme. Ky është një produkt për qëllime shëndetësore. Ky produkt nuk ka të bëjë me kompaninë italiane, e cila për 50 vjet gjeneron në treg kremin e saj me lajthi më popullor në botë. Por, në sajë të ngjashmërisë me produktin e famshëm të Ferrero-s (grafika e markës dhe kavanozi janë praktikisht të njëjta) ka patur një sukses të madh në Kaliforni. Disa javë më parë është shitur në shtetit amerikan “Nugtella”, krem i parë me lajthi që ka në përbërjen e saj dhe marihuanë .
Qëllimi shëndetësor - Prodhuar nga Shoqëria Amerikane Organicares e San Jose, "Nugtella" (NUG është term i përdorur në SHBA për të treguar cilësinë e marihuanës së lartë) mund të blihet vetëm nga pacientët të cilët kanë një recetë për ta marrë marijuanë për qëllime shëndetësore. Që nga viti 1996, në fakt, në shtetin amerikan qytetarët që vuajnë nga sëmundje kronike të tilla si AIDS, kanceri dhe migrena, për të zbutur dhimbjet e tyre mund të kultivojnë dhe konsumojnë bar. Në kavanozin e Nugtella lexohet se produkti është "një krem lajthi që ka në përbërjen e saj marihuanë për qëllime mjekësore."

Deti më tani, shumëkombësia Alba nuk ka bërë deklarata në lidhje me Nutellën e rreme me marihuanë, por përdoruesit e internetit tashmë kanë shpërthyer në web duke komentuar iniciativën: “Kjo është një ide shumë e keqe - një koment ironik nga përdorues në web. Gjëja e parë që do të bëj kur të takoj prodhuesit e Nugtella do t`i fus gishtat e mi në kavanoz dhe do të lëpij lugën”. Një tjetër opinionist i web thotë: “Nuk kemi nevojë për atë produkt. Mjafton Nutella, e cila na ka bërë të varur prej kohësh”.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com