Kaliforni, sekuestrohen speca me marijuanë me vlerë 2.3 milion dollarë

Kaliforni, sekuestrohen speca me marijuanë me vlerë 2.3 milion dollarë

Autoritetet e Kalifornisë kanë sekuestruar pothuajse katërqind kilogram marijuanë në portin e San Diego, me vlerë 2.3 milion dollarë (rreth 2 milion €), të cilat ishin fshehur në një ngarkesë me speca.

Sipas raportimeve nga CBS News, ngarkesa u zbulua nga njësia e qenve antidrogë dhe policia kufitare.

Kamioni me speca dhe marijuana drejtohej nga një 37-vjeçar meksikan.

Kjo është sekuestrimi i dytë i një ngarkese të madhe marijuane në San Diego brenda disa ditësh.

Të martën autoritetet sekuestruan 4,800 kg marijuana që ishte fshehur në një ngarkesë me pjesë automjetesh ndërsa në muajin korrik, autoritetet sekuestruan rreth 20 tonë kokainë, me vlerë 1.3 miliardë dollarë në një anije mallrash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 19/08/2019 19:44

    Ku kane arriture specat vlonjate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti