Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi Kaliforninë jugore, 48 orë pas tërmetit të ditës së enjte me magnitude 6.4.

Lëkundjet e para të tërmetit nisën në orën 20:19 me orën lokale dhe u regjistruan në një thellësi prej vetëm 900 metra - ky është njoftimi zyrtar i Institutit Gjeofizik Amerikan.

Po sipas këtij instituti, ky është tërmeti më I fuqishëm që ka prekur shtetin gjatë 25 viteve të fundit.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Ridgecrest, 240 km larg nga Los Anxhelos, njësoj si tërmeti i së enjtes së kaluar dhe lëkundjet e tij u ndjenë deri në Meksikë.

Si pasojë e lëkundjeve të forta, që u shoqëruan më pas me 1400 të tjera më të lehta, ka patur disa të plagosur dhe zjarre për shkak të rrjedhjes së gazit.

Raportimet e skuadrave të ndërhyrjes së shpejtë dhe reparteve zjarrfikës, njoftojnë se si pasojë e tërmetit, disa rrugë kanë pësuar çarje të thella