SHBA – Dy zhytës në Kaliforni për pak sa nuk kanë përfunduar në barkun e balenës. Dy zhytësit kërkonin që të fotografonin nga larg balenën, kur papritur sardelet filluan të lëviznin shumë shpejt sepse diçka e rrezikshme po ndodhte. Këtë gjë e pohon dhe njëri prej zhytësve që i shpëtoi balenës.

Balenat kanë si ushqim të preferuar sardelet, dhe sapo këto të fundit kanë ndjerë që balena po afrohej filluan të largoheshin. Në atë çast balena 40 tonëshe doli mbi sipërfaqen e ujit vetëm disa metra larg dy zhytësve duke gëlltitur sardelet.

Video është filmuar nga dy persona të tjerë të ekuipazhit që ndodheshin në varkën nga ku u hodhën dhe zhytësit. Fatmirësisht të dy dolën nga uji shëndosh e mirë.