Kaliforni, rikuperohen trupat e 25 viktimave të zjarrit që udhëtonin me varkë për në ishullin e Santa Cruz

Një ‘tur’ dy ditor është shndërruar për zhytësit në një makth, teksa ata po përpiqeshin të rekuperonin trupat e 34 viktimave, pasagjerë në varkë që u përfshi nga flakët gjatë natës së 2 shtatorit.

Deri më tani janë rikuperuar 25 trupa të viktimave pasagjerë që ishin në gjumë kur anija u përfshi nga flakët.

Ndërkohë, operacionet e shpëtimit të Gardës Bregdetare Amerikane, janë aktive. Ata po përpiqen të rikuperojnë 9 trupat e tjerë, edhe pse nuk kanë shumë shpresa se do të munden pasi rrymat detare i kanë zpostuar shumë trupat nga vendi i aksidentit.

Në total 34 viktima nga 39 persona në bordin e varkës së mbushur me të apasaionuar pas zhytjeve në thellësi. Mes viktimave edhe një vajzë 17-vjeçare, e cila po festonte ditëlindjen me prindërit.

Autoritetet kanë bërë publik mesazhin e kapitenit të varkës, Jerry Boylan, i cili i thotë Rojes Bregdetare se të gjithë pasagjerët kanë ngecur nën kuvertë dhe nuk kanë asnjë mundësi daljeje. Janë 33 persona në varkën në flakë. Nuk mund të dalin prej aty”

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por autoritetet thanë se deri tani nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, apo për ndonjë vepër tjetër penale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja