Një varkë e vogël është përfshirë nga flakët gjatë natës në Kaliforni, afër ishullit të Santa Cruz, ndërsa pasagjerët flinin.
Autoritetet nuk konfirmojnë numrin e viktimave dhe flasin vetëm për pesë persona të shpëtuar.
Sipas raportimeve të' Fox', nga flakët kanë humbur jetën të paktën 34 të imbarkuar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Sipas 'Fox', rojet bregdetare kanë arritur të shpëtojnë vetëm 5 anëtarë të ekuipazhit.
Pesë anëtarët e ekuipazhit kanë qënë në gjendje të hidheshin nga varka, përpara se të shpëtonin nga rojet bregdetare që ndërhynë me dy helikopterë dhe tre anije.
Autoritetet lokale, tani për tani, nuk e konfirmojnë numrin e viktimave dhe flasin vetëm për pesë persona të shpëtuar.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)