Prezantimi i Mario Morinës te ekipi i Skënderbeut ka sjellë edhe reagimin e ashpër të ekipit të Tiranës, që nuk e ka pritur mirë këtë lëvizje duke pretenduar se kontrata e sulmuesit me bardheblutë është deri më 2014 dhe se do të marrë masa disiplinore.

“Duke marrë shkas nga veprimi që një lojtar i yni nën kontratë, Morina, i cili ka marrëdhënie kontraktuale deri në fundin e sezonit 2014 ka dalë dhe është stërvitur me ekipin e Skënderbeut,më keqardhje deklarojmë se; Morina ka shumë pak vite në futbollin profesionist dhe që nuk ka një manaxher të FIFA-s, ka gabuar rëndë me  këtë veprim dhe në bazë të marrëveshjes dypalëshe,

Tirana  do të ndërmarrë masat  e duhura për këtë thyerje disiplinore nga ana e lojtarit. Është për të ardhur keq që ekipi kampion i Shqipërisë, që do të na përfaqesojë në Champions Lague nuk zbaton rregullin më elementar, që nuk  mund ta bënte këtë lojtar pjesë të tijin qoftë dhe në një seancë të vetme stërvitore për faktin e thjeshte se lojtari ka një kontratë deri më  2014. Ne  mendojmë që kjo është një mungesë e theksuar respekti ndaj të gjithe klubeve shqiptare dhe në vecanti ndaj Tironës. E vërtete që janë kampionë dhe i përgëzojmë për arritjen por kjo nuk do të thotë që janë

"padronë të Superligës"e mund të thyejne rregullat e lojës. Shpresojmë të jetë lapsus i ndonjë zyrtari të ekipit të Skenderbeut. Mundet që gjithmonë mund të gabojë një individ-lojtar por kurrsësi një institucion-klub” përfundon deklarata e Tiranës. Por, deklarata e Tiranës mund të përfundojë në vesh të shurdhët, pasi futbollisti nuk është paguar prej 5 muajsh nga drejtuesit duke sjellë edhe reagimin përmes largimeve.

Fatin e Morinës pritet që të ketë edhe Gilman Lika, Ilion Lika, por edhe shumë të tjerë. Bardheblutë janë në prag të shpërbërjes së plotë, pasi politikat e klubit për nëdrtimin e ekipit nuk kanë rezultuar të dështuara. Vetëm një mrekulli do ta shpëtonte ekipin 24 herë kampion të vendit nga largimet që janë bërë të pashmangshme.



d.b/shqiptarja,com