Kalimi te Eintracht Frankfurt, trajneri i portierëve për Simon Simonin: Ka potencial të madh

Kalimi te Eintracht Frankfurt, trajneri i portierëve për Simon Simonin: Ka potencial të madh

Simon Simoni dhe Jan Zimermann

Simon Simoni, gardiani i kombëtares shqiptare U-21 la Dinamon dhe kaloi në Bundesligë te Eintracht Frankfurt. Fituesit e Europa League në fuqi kanë bërë të tyrin një prej talenteve më të mëdha të portës shqiptare. Me kontratë deri në verën e 2027, klubi gjerman është i bindur në aftësitë e 18-vjeçarit duke paguar 1 milionë euro (së bashku me bonuset) për të.

Në një deklaratë pas firmës, trajneri i portierëve të Frankfurt, Jan Zimermann ka treguar se ka qenë ai që e ka "pikasur" shqiptarin dhe ka thënë fjalët më të mira për talentin e portës.

"Simoni është një nga talentet më të mëdhenj të portierëve të moshës së tij dhe ka mundur të fitojë përvojë në fushën profesionale në një moshë shumë të re. Ai është një portier i guximshëm, me dinamikë të mirë dhe potencial të madh. Mezi pres që të punoj me të. Në gjashtë muajt e ardhshëm Simoni do të ketë mundësinë të thithë gjithçka këtu dhe të mësojë diçka të re", tha Jan Zimermann.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë