ZYRTARE/ Lëvizje e bujshme e Simon Simonit, Dinamo shet portierin në Bundesligën gjermane! 18-vjeçari i Kombëtares luan në Champions League

ZYRTARE/ Lëvizje e bujshme e Simon Simonit, Dinamo shet portierin në Bundesligën gjermane! 18-vjeçari i Kombëtares luan në Champions League

Simon Simoni

Simon Simoni ka bërë hapin e madh në karrierë duke kaluar nga Dinamo te Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane të futbollit. Portieri 18-vjeçar do luajë në një nga klubet më me zë në Gjermani, teksa prej janarit të 2023 do ketë mundësinë të luajë edhe në Champions League. Kontratë deri në verën e 2027 për Simonin, me Dinamon që arkëton 600 mijë euro.

Hap i madh për djaloshin e Dinamos që për një sezon e gjysmë tregoi veten në Superligë dhe më pas në Kategorinë e Parë. I dalë nga moshat e Shënkollit, Simoni është pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Frankfurt do shpenzojnë 600 mijë euro për kartonin e portierit, ndërkohë që do të ketë dhe një shumë prej 400 mijë eurosh të tjera bonus në bazë të paraqitjeve të portierit 18-vjeçar. 60% e vlerës do të shkojë në arkat e klubit të Dinamos dhe 40% në Akademinë e Futbollit Shënkolli si klubi ku është formuar Simoni.

"FC Dinamo ka kënaqësinë t'iu njoftojë se ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit Simon Simoni në Bundesliga-n gjermane. Prej muajit Janar, portieri 18-vjeçar do të jetë pjesë e ekipit të Eintracht Frankfurt. FC Dinamo i uron Simonit suksese në karrierë dhe i shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë me fanelën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë", njofton Dinamo.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet