Kallëzim penal për 3-ish punonjës
të Hipotekës në Sarandë
Tre ish-punonjësit e Hipotekës së Sarandës, ish-regjistruesi i kësaj zyre, Bajram Alidhima, hartografin Robert Piro dhe juristen Albjona Rexho, janë kallëzuar penalisht për shkelje të detyrës.
TIRANE- Tre ish-punonjësit e Hipotekës së Sarandës, ish-regjistruesi i kësaj zyre, Bajram Alidhima, hartografin Robert Piro dhe juristen Albjona Rexho, janë kallëzuar penalisht për shkelje të detyrës, pasi është konstatuar se janë dhënë tituj pronësie për zona të mbrojtura, në Parkun Kombëtar të Butrintit
. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka depozituar dje në Prokurorinë e Sarandës kallëzim penal, ku ka kërkuar fillimin e ndjekjes penale për tre ish-punonjësit e Hipotekës së Sarandës,
KontrolliKërkesa vjen pas kontrollit të ushtruar në Hipotekën e Sarandës gjatë muajit shkurt të vitit 2013. Nga ky kontroll u konstatua se në Zonën e Parkut Kombëtar të Butrintit janë regjistruar tituj pronësie në kundërshtim me ligjin. Sipas VKM nr. 134 datë 20.02.2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 693 datë 10.11.2005 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e kompleksit Ligatinor të Butrintit “Park Kombëtar”, kjo zonë konsiderohet zonë e mbrojtur.
Pas analizimit të materialit hartografik rezulton se kjo sipërfaqe e regjistruar në favor të subjekteve private ndodhen në zonën A1, në zonën A2 dhe në zonën B të Parkut Kombëtar të Butrintit, zona të cilat sipas vendimit të mësipërm nuk mund të tjetërsohen.
KërkesaMe urdhër të ish-regjistruesit të Hipotekës së Sarandës, Bajram Alidhima, përkatësisht në datat 9.07.2013 dhe 10.09.2013 është urdhëruar regjistrimi në favor të subjekteve private të një sipërfaqe të konsiderueshme të Parkut Kombëtar të Butrintit. “Në përfundim të sa më sipër, punonjësit Bajram Alidhima ish-regjistrues, Robert Piro specialist hartograf, Albjona Rexho specialist jurist, kanë vepruar në kundërshtim me ligjet e mësipërme, që përben mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjelle përfitime materiale që dëmtojnë interesat e ligjshme të shtetit.
Mendojmë se punonjësit Bajram Alidhima ish-regjistrues, Robert Piro specialist hartograf dhe Albjona Rexho specialist jurist, kane konsumuar elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal”,- thuhet në kërkesën të drejtuar Prokurorisë së Sarandës, të firmosur nga kryeregjistruesi Ilirjan Muho.
Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39