A mund ta kapë Shqipëria vitin 2030 për anëtarësimin në BE dhe negociatat në vitin 2027? Si është niveli i Shqipërisë në lidhje me reformat e kërkuara? 

Këto ishin dy nga pyetjet që iu drejtuan fillimisht shefes së diplomacisë së BE-së, kaja Kallas, gjatë konferencës së sotme.

Kallas tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është realitet prezent, vetëm duhet që vendi ynë të bëjë detyrat.

“Së pari 2030 është një objektiv realist, po është, në rast se ne ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës, Shqipëria me hapat e saj me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, sundimi i ligjit gjithashtu që është i rëndësishëm dhe themel i bashkimit europian dhe i begatisë së një vendi, nëse kanë besim te ligji juaj. Po, është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Kallas në Tiranë: Anëtarësimi realitet, s’ka rrugë të shkurtër veç reformave! Rama: Më 11 maj marrim rezultatin e duhur, mbyllim negociatat brenda 2027-ës