Policia e Kukësit ka finalizuar një operacion te koduar ''Eagle '' dhe ka arrestuar dy të rinj të cilëve ju janë gjendur 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 875 gramë kanabis gjatë kontrollit në automjetin e tyre.
Të arrestuarit me iniciale A. E., 24 vjeç dhe M. M., 33 vjeç, janë banues në Kukës
Sipas hetimeve paraprake 24-vjeçari ja ka blerë lëndën narkotike 33 vjeçarit
Deklarata e Plotë e Policisë:
Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte lëndë narkotike me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Eagle".
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. E., 24 vjeç dhe M. M., 33 vjeç, banues në Kukës.
Në qytetin e Kukësit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A. E. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip kallashnikov, 3 karikator, 81 fishekë dhe 350 gramë lëndë narkotike kanabis.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. E. ia ka blerë lënden narkotike shtetasit M.M.
Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Gabrice, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe një sasi parash.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"
Komente









