LEZHË- Një bashkëshort, njëherazi dhe baba që ushtronte dhunë ndaj vajzës dhe gruas është arrestuar ditën e sotme. Në pranga ka rënë Xh. J., banues në fshatin Shullaz, Kurbin.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se Xh. J. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë, e ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë).
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje".
Arma dhe fishekët e sekuestruar
Komento