21 janari, SPAK shpall moskompetencë për kallëzimet e PS dhe Ministrisë së Drejtësisë, i kalon Prokurorisë së Tiranës për hetim

TIRANË- Një ditë pasi Shqiptarja.com denoncoi kulmin, që ende asnjë prokuror nuk ka administruar audio-kasetën mbi 21 janar që 18 ditë më parë ka bërë shumë zhurmë në botën e medias dhe atë politike, Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë për kallëzimet që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin. Kallëzimi ishte bazuar pikërisht mbi kasetën si prova kryesore. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka mësuar se SPAK ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës për hetim.

Prokurorja Manjola Kajana ka vlerësuar elementë që nuk janë kompetencë e kësaj prokurorie për ta hetuar si dosje. Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka të hapur hetim për 21 janarin, pasi vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës kanë mbetur pa vrasës. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që gjatë hetimit, Prokuroria e Tiranës mund të gjejë elementë që nuk janë kompetencë e saj t’ia kalojë sërish dosjen Prokurorisë së Posaçme. Dhe ping-pongu vazhdon.

Kallëzimet në SPAK nga ana e PS erdhën pasi publikimit në media të disa transkriptimeve të një audi-përgjimi në të cilin tregohej komunikimi mes gardistëve ditën e 21 janarit, ku 4 persona mbetën të vrarë në shesh nga armët e shtetit. PS kërkoi që SPAK të zbardhë 21 janarin, duke kallëzuar penalisht për vrasje në rrethana cilësuese ish-kryeministrin Sali Berishën, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Bashën dhe ish-kreun e Gardës Ndrea Prendin.

kallëzimin e bërë nga PS dhe Ministria e Drejtësisë thuhet se faktet e reja të bëra publike në media tregojnë qartë se urdhrat për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve janë dhënë nga funksionarë të lartë shtetërorë për të shtënë ndaj personave të pafajshëm. PS thotë se s'ka qytetar që nuk e ka kuptuar se urdhëruesit e këtyre vrasjeve ishin Sali Berisha e Lulzim Basha.

Në dokument i referohen audio-përgjimit, që xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika ia ka dhënë gazetarit, ku sipas tyre rezultojnë të dhëna të reja si dhe fjalë konkrete të të kallëzuarit Ndrea Prendi gjatë zhvillimit të kësaj ngjarje dhe del në pah më së miri dhënia e urdhrave për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve, urdhra të cilët nisin nga persona të tjerë, funksionarë të lartë shtetërorë, siç janë të kallëzuarit e tjerë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Kjo audio-kasetë sipas një investigimi të publikuar një ditë më parë nga Shqiptarja.com nuk është akoma në duart e hetuesve, pra të drejtësisë. Gazetari që lajmëroi në media zbulimin e audio-kasetës refuzoi ta dorëzonte në prokurorinë që e thirri, duke deklaruar se nuk e kishte më me vete pasi ja kishte dhënë Mark Nikës (Xhaxhait të Aleks Nikës). Nika nga ana e tij refuzoi t’ia jepte Prokurorisë së Tiranës duke thënë se do t’ia dorëzonte vetëm SPAK-ut.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/02/2023 00:17

    Personalisht,me aq sa na beri publike media,nuk mu duk ndonje audio me rendesi,por ajo qe e quaj problematike ne kete rast eshte emri i Manjola Kajanas kesaj Gjin Gjones te SPAKUT qe po ja degjojme jehonen e emrit te saj per here te dyte pas perfshirjes se saj ne ceshtjen e floririt dhe pasurise se SB dhe IM.Vetem pse eshte ne dy ceshtje te ndryshme por me te njejtet individe eshte ne konflikt interesi e ne shkelje.Nuk kishte SPAKU prokurore te tjere qe i mbeti //llotaria// kesaj?!

    Përgjigju
  • Krokodili: 09/02/2023 18:08

    Pa u dorezuar prova ne SPAK se urdheri per zjarr ndaj protestuesve eshte dhene nga lart, vrasjet rendojn vetem mbi ekzekutuesit. Dhe nese nuk perfshihet komanda atehere s’mund te konsiderohet si krim i organizuar. Ndaj s’ka se si te konsiderohet kompetence e SPAK. Hetimi i mbetet Prokurorise se Tiranes. Nese dikush ka prova se urdheri eshte dhene nga lart le te shkoj ne SPAK, t’i dorezoj dhe pastaj shohim sa guxim ka ajo prokurori. Por fakti qe ka filluar hetime ndaj Berishes dhe Metes per ceshtje te tjera tregojn se nuk i shmanget detyres. Ekspertet e paguar per te shperndar helm kunder reformes ne drejtesi le te vazhdojn te lehin.

    Përgjigju
  • Haha: 09/02/2023 16:57

    Po kjo ishte loja haha

    Përgjigju
  • Liku: 09/02/2023 15:14

    Spaku leshit s'ja mban turra

    Përgjigju
  • [email protected]: 09/02/2023 14:28

    Vetem per fakton qe prokurorja Kajana ka ne dore kallezimin per arin, ajo nuk duhet te shqyrtonte edhe kete ceshtje. Ah Dumani...

    Përgjigju
  • Blenard: 09/02/2023 14:08

    Ju dhjefsha mu ne spak

    Përgjigju
  • Bake2: 09/02/2023 14:06

    Hahaha spakuuuu qe me zor e pritem.

    Përgjigju
  • Alb: 09/02/2023 13:24

    Po kush nuk eshte kompetenc vrasja e qytetareve nga garda e republikes,perdorimi i dhunes dhe plagoaja e disa te tjereve,akuza se ministri ka tejkaluar kompetencat dhe ka urdherua te hapet zjarr,athere ta marrin kompetencen keta familjaret ne dor se spak ua thot hapur qe ne sduam te gjykojm njeri.

    Përgjigju
  • Patrioti: 09/02/2023 13:01

    Shikoni ne ditet ne vijim se si do dalin supaxhinjt e Athines ne televizione dhe gazeta shqiptare per ta perdorur lajmin si premise ler te sulmuar me egersi Spakun. Jo sepse u dhemb pse Spak nuk do gjykoj kete krim te supozuar te Berishes, apo se urrejn Berishen. Por sepse do perdorin cdo lajm re mundshem per te nxitur ne cdo lloj forme rrezikun numer 1 te Shqiperise, emigracionin. Ai objektive eshte aq i rendesishem sa nuk hezitojn te shtiren si kritike te Berishes, i cili i fali territor Greqise

    Përgjigju
  • Loni: 09/02/2023 12:30

    Nuk po e kuptoj akoma kete spakun,nuk Kane kopetence per 21 janarin po ka kopetence per hajdutat e bicikletave

    Përgjigju
  • MINUSHE: 09/02/2023 12:13

    i "LUMTE" Spakut

    Përgjigju
  • Ahpika: 09/02/2023 12:00

    Keta skane b**e ti hapin ceshtje Ben Ahmetajt, do denojne Salen dhe Liken!

    Përgjigju
  • K2023: 09/02/2023 11:56

    Rasti me i mire per njerzit me kuptu qe Rama ka 12 qe tallet me ju per kete ngjarjen. Ne fillim ju nxorri kot, ju vrau kot dhe ju premtoi drejtsi kot duke e ditur qe sdo behet drejtesi se po te kishte drejtsi duhet te ishte rama ne gjygj per nxitje dhune dhe vrasje pa dashje. Berisha ka zero pergjegjsi harrojeni

    Përgjigju
  • Maks: 09/02/2023 11:36

    Ska byth njeri te denoj sali qenin me gjith ilir hajdutin Vetem po u ngrit populli ne revolucion dhe te zhduk te gjith kete klas politike

    Përgjigju
  • Sifi: 09/02/2023 11:06

    Per cfar u krijua SPAK ? Protesta e Saliut ka presionuar prokuroret ?Pa guxim dhe aftesi nul ka SPAK .Krimi i 21 Janarit eshte krim shteteror i kryer nga garda si dhe manipulimi i provave nga qeveria e Saliut !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja