Kulmi, pas shumë zhurme, audiokaseta e 21 janarit ende nuk është dorëzuar tek asnjë prokuror

Audio-kaseta me regjistrimet e komunikimeve në radio të Gardës më 21 janar, për 12 vite kishte mbetur e harruar në ndonjë arkiv personal, në pritje të momentit të përshtatshëm për ta publikuar. Por tani, kur ai moment dukej se kishte ardhur, audio me të cilën po shpresohej të zbuloheshin përgjegjësit e asaj masakre, u harrua sërish. Kaluan 17 ditë që kur lajmi i zbulimit të audio-kasetës shkaktoi një tërmet në politikën shqiptare dhe në media, mes kujt ishte në kërkim të heroit ''të guximshëm'' që shfaqte provën e re të gjetur kushedi se ku,  dhe kujt kërkonte ''manipuluesin'' që mund të kishte falsifikuar dokumentin.  

Lajmi i pabesueshëm dhe skandaloz i zbuluar nga një investigim i Shqiptarja.com ka të bëjë me faktin se sot, më shumë se dy javë më pas, ajo kasetë nuk është akoma në duart e hetuesve, pra të drejtësisë. Domethënë se përtej showt, askush nuk ka marrë mundimin për t’ia dorëzuar atë hetuesve dhe as ata nga ana e tyre nuk kanë marrë mundimin për ta sekuestruar. Si të thuash se ndoshta askujt nuk i intereson të mësojë të vërtetën. 

Gazetari që lajmëroi në media zbulimin e audio-kasetës e që çuditërisht nuk e transmetoi kurrë audion që përmbante, refuzoi ta dorëzonte në prokurorinë që e thirri, duke deklaruar se nuk e kishte më me vete pasi ja kishte dhënë Mark Nikës. Nika nga ana e tij refuzoi t’ia jepte prokurorisë duke thënë se do t’ia dorëzonte vetëm SPAK-ut. Sikur dëshmitarët në pronësi të një prove vrasje të ishin pronarë të provës dhe në këtë mënyrë të ishin të lirë t’ia dorëzonin apo jo drejtësisë!!! Kur në të vërtetë fshehja e një prove mund të jetë krim penal (neni 305a dhe 305b i Kodit Penal) dhe me siguri kryen krim penal një prokuror që nuk e urdhëron sekuestrimin e menjëhershëm.

Nga ana e tij SPAK që ka marrë një kallëzim penal për vrasje për Sali Berishën për masakrën e 21 janarit, bazuar pikërisht në atë audio-kasetë të konsideruar si provë kryesore, nuk ka vendosur ende nëse do të merret apo jo me çështjen. Pra edhe SPAK nuk është shqetësuar deri tani të sekuestrojë audio-kasetën.  

Pas shumë zhurme, ajo provë teorikisht vendimtare, nuk dihet më se ku është. Një gjë është e sigurtë, nuk ndodhet në duart e hetuesve, që duhet të ishin të vetmit që duhet ta ruajnë. Duket sikur e vërteta mbi atë audio-kasetë dhe mbi emrin e vrasësve që mund të zbulonte, për arsye të ndryshme, nuk i intereson askujt: Nuk i intereson gazetarit, nuk i intereson prokurorisë që po heton për atë rast dhe nuk i intereson as SPAK-ut pavarësisht kallëzimit të marrë. 

Atëherë kishim të drejtë të dyshonim, vetëm pak orë pas lajmit bombastik të gjetjes misterioze, që rrezikonte të ishte i disati blof, i mirë për ndonjë talk show televiziv dhe asgjë më shumë.

xy/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • George: 10/02/2023 11:38

    Pretendimi se kaseta do te publikohet ne Televizion Privat duket qe eshte nje perpljekje per te rritur pazarin.

    Përgjigju
  • vlonjati: 09/02/2023 15:16

    Per mendimin tim kaseta as nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar.

    Përgjigju
  • Iris: 09/02/2023 00:57

    Cili person ka besim ne drejtesine shqiptare qe t'a dorrezoje kaseten?! Cili eshte ai gjykates,hetues,apo prokuror qe te guxoje t'i hyje kesa valleje ?! Keto dite nje prokurore SPAKU nuk pranoi as te rihapte ceshtjen e floririt te shtetit dhe as te kontrollonte pasurite perkatese te SB dhe IM te implikuar ne kete ceshtje qe ne vetvete nuk eshte asgje pervecse /vjedhje/,21 Janari ishte /vrasje/ dhe me 4 veta dhe ju e quani skandaloze fatin e kasetes dhe te ceshtjes?!

    Përgjigju
  • gimi: 08/02/2023 12:50

    SPAK ju lutemi bejeni per femijet tuaj, bejeni te shkruheni ne histori si njerezit qe guxuan dhe i kthyen shpresat shqiptareve se ky vend mund te behet. te gjithe jemi kalimtare po lum ai qe shkruan emrin ne histori.

    Përgjigju
    • Alb: 08/02/2023 15:09

      Kaseta eshte hedh ne lan u harrua ju thoni akoma per mendimin tim duhet te merret i pandehur ai person qe e ka pasur kete kaset dhe pse mban procesin pezull.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja