TIRANË- Kallëzimi i një 18 vjecari me iniciale A.K ka bërë që hetuesit e policisë së Tiranës të vihen përballë një situate të vështirë.

I riu është paraqitur në polici ku ka deklaruar se dikush i ka vjedhur atij të dhënat përfshi gjeneralitetet dhe foto e ka mundur të pajiset me një pasaportë biomtrike e cila është përodrur dhe për të kaluar kufirin.

Aktualisht kanë nisur hetimet, ndërsa është sekuestruar pranë kompanisë së prodhimit të pasaportave edhe dosja e aplikimit nga personi që tashmë është shpallur në kërkim. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)