Kallëzimi i PD për tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes pas tërmetit, GJKKO ndryshon hetimet e SPAK dhe shpall moskompetencë

Kallëzimi i PD për tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes pas tërmetit, GJKKO ndryshon hetimet e SPAK dhe shpall moskompetencë

SPAK dhe GJKKO

GjKKO ka shpallur moskompetencë për akuzën e shpërdorimit të detyrës nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, duke theksuar se kjo çështje duhet të verifikohet nga Prokuroria e Tiranës.

SPAK mori të pandehur shtetasit, Ylli Imeri, Dafina Keça dhe Andrea Dapaj, të cilët janë kryetari dhe dy anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se sipas GJKKO duhet verifikuar vetëm shpërdorimi i detyrës që e kompetencë e Prokurorisë dhe Gjykatës së Tiranës.

Në datë 5 prill të vitit të kaluar Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve.  Në këtë kohë, shumë familje në nevojë mbetën pa ushqime dhe ky tender u zhvillua me qëllim që t’u vihej në ndihmë këtyre familjeve.

PD akuzoi ministren Xhaçka për "abuzimin me 1.5 milionë euro". Sipas PD-së, nga mijëra kompani shqiptare tenderi iu dha kompanisë filial nga Maqedonia, Eurovia duke theksuar se pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona