Gjykata e Lartë ka vendosur që të jetë Gjykata e Tiranës ajo që do të duhet të marrë në shqyrtim, kallzimin e Erion Veliajt për të hetuar për “falsifikim dokumentash”, Nesti Angonin, personazhin anonim, të dhënat e të cilit, dërguar SPAK-ut, shërbyen si pikënisje për hetimin e kryebashkiakut.
Vendimi vjen pas një odiseje përplasjesh mes institucioneve të drejtësisë se kush e kishte kompetencën për të trajtuar rastin. Më 16 prill të këtij viti, Veliaj dorëzoi kallëzimin ndaj “Nesti Angonit” në Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit kreu verifikime, por vendosi të mos regjistrojë procedim penal, pasi “Nesti Angoni” nuk rezultoi në regjistrin e Gjendjes Civile dhe nuk u identifikua se kush fshihej pas këtij emri.
Veliaj ankimoi vendimin. Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi çështjen Gjykatës së Posaçme, me argumentin se nuk i takonte asaj ta shqyrtonte.
Çështja përfundoi në Gjykatën e Posaçme, e cila përmes gjyqtarit Erion Çela, vlerësoi në shtator të këtij viti se nuk është ajo gjykata që duhet të vendosë për ankimin. Për këtë arsye, iu drejtua Gjykatës së Lartë, duke i kërkuar të zgjidhë konfliktin e kompetencës dhe të përcaktojë përfundimisht se cila gjykatë do të shqyrtojë ankimin e Veliajt.
Me vendimin e tanishëm të Gjykatës së Lartë, çështja përfundimisht do t’i kalojë Gjykatës së Tiranës. Veliaj kërkon “shfuqizimin e vendimit për mosfillimin e procedimit penal dhe urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve hetimore.”
-
Para disa vitesh ketu tek ne nje keshilltar bashkiak shkaktoi nje aksident rrugor me vdekje.Policia hetoi per vite,por nuk po e gjenin fajtorin.U desh nje kartoline pa adrese derguesi,pa emer(ky i Erionit te pakten morri mundimin te vinte nje emer fallco,N.Angoni) drejtuar policise qe i orientonte ku te kerkonin.Policia e gjykata nuk e morren mundimin te gjenin se kush ishte anonimi qe dergoi kartolinen,por u perqendruan ne hetimin e krimit,s.d.q kishin mendimin qe pas anonimit fshihej ndonje punonjes i pakenaqur,ose ndonje dashnor i tradhetuar,po keshtu dhe i akuzuari qe ishte munduar te fshihte gjurmet,nuk e morri mundimin te zbulonte /Nestin/ e tij,sepse policia dhe hetuesit e vune para fakteve kriminalistike qe si mohonte dot.Perfundimi=keshilltari bashkiak qe beri aksidentin,beri burgun,pa i ulur asnje dite sa ja caktoi gjykatesi,pagoi 100.000 $ gjobe familjes te viktimes dhe beri doreheqje e avulloi pergjithemone nga skena politike.
Përgjigju









Komente
Komento