Kallëzohet penalisht shefi i Komisariatit të Rinasit, avokatët e gazetarit turk që u dëbua nga Shqipëria: Nuk i lejuan asnjë kontakt me ne

Kallëzohet penalisht shefi i Komisariatit të Rinasit, avokatët e gazetarit turk që u dëbua nga Shqipëria: Nuk i lejuan asnjë kontakt me ne

Ahmet Emre Olur

Arben Llangozi, avokati i gazetarit turk, Ahmet Emre Olur, i cili u dëbua nga vendi ynë disa ditë më parë, kanë kallëzuar penalisht Shefin e komisariatit të policisë Kufitare të Rinasit, Përparim Demën për shpërdorim detyre. Avokate pretendon se Përparim Dema është vënë në dijeni që në fillim se Olur i rrezikohet jeta nëse kthehej në Turqi.

“Shefi i komisariatit në policinë Kufitare Rinas na ka privuar të takojmë klientin që ne përfaqësojmë, dhe ky fakt bije ndesh me ligjin 85/2018 ‘Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë’, por nga ana tjetër ky shef policie në mënyrë kriminale ka privuar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit, fakt që është një e drejtë themelore e njeriut, e pa respektuar nga punonjësi i policisë Përparim Dema... Kemi njoftuar shefin Përparim Dema në numrin e tij të telefonit 06******** ku i kemi paraqitur kërkesën për azil të shtetasit Emre Olur, por shefi nuk ka kthyer përgjigje dhe nuk e ka trajtuar këtë kërkesë në shkelje flagrante me ligjin Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë” dhe si përfundim e ka dërguar shtetasin Turk në Turqi pa shqyrtuar më parë kërkesën e tij për Azil.” – thuhet në kallëzim.

Ahmet Emre Olur, gazetari turk, që kërkoi azil politik në Shqipëri, u depërtua një ditë më parë drejt Turqisë nga aeroporti i Rinasit. Autoritetet shqiptare refuzuan azilin politik të shtetasit turk duke vendosur depërtimin e tij drejt Turqisë. Gazetari turk u ndalua dje në Rinas dhe kërkoi azil politik në Shqipëri, pasi pretendonte se në vendin e tij i rrezikohet jeta. Kur ka hyrë në Shqipëri, Ahmet Emre Olur është ndaluar në Rinas ku është marrë një vendim për ta dëbuar nga Shqipëria në Turqi. 

Pavarësisht se avokati i tij thotë se ishte gazetar, 26-vjeçari në mediat turke cilësohet si "konsulenti i shtypit” i kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Olur kishte një kanal në Youtube ku vitin e kaluar publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar vinin pikërisht nga ai.

Mediat turke shkruajnë gjithashtu se Emre Olur, u dërgua në Aeroportin e Stambollit me fluturimin e planifikuar të Air Albania me bazë në Shqipëri. Olur, i cili u nxor nga avioni në aeroport nga ekipet e Departamentit të Policisë së Stambollit kundër Krimit të Organizuar, më pas u dërgua në Departamentin e Policisë në aeroport.

Pas procedurave të tij atje, Olur u nis nga aeroporti në orën 10:30 për t'u dërguar në Drejtorinë e Sigurisë Provinciale të Stambollit. Në deklaratën e bërë për Emre Olur nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë ai akuzohet për  “Kanosje”, “Lavdërim i krimit dhe kriminelit”, “Fyerje”, “Anëtar i një organizate të krijuar për të kryer një krim”, “Plagosje e thjeshtë” “Fyerje me mesazh zanor, me shkrim ose me video”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tony: 19/09/2022 23:21

    Jo kallezim po duet ta rrasin nburg se cdo njeri ka te drejt te takoj avokatin e tij po ktu nuk ka shtet e bejn si te ditur dhe shefat e rrajoneve nburg ta fusin mam q.min

    Përgjigju
  • A. N.: 19/09/2022 23:05

    Erdogani do i kete falenderuar per peshqeshin qe i bene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë